Ngrihen qendrat e para të vaksinimit ndaj Covid-19/ Rama: Synojmë të fillojmë para javës së tretë të janarit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka inspektuar sot qendrat e para të vaksinimit të vendosura në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja Manastirliu u shpreh se si fillim procesi do të nisë në Tiranë për tu përhapur më pas në të gjithë Shqipërinë. Ajo theksoi se grupet e para që do të marrin dozën janë ato të katër spitaleve COVID.

Nga ana tjetër kryeministri Rama tha se Shqipëria do t’i vijnë në ndihmë edhe mjekëve që punojnë në spitalin COVID në Prishtinë, duke i pritur ata në Tiranë dhe vaksinuar.

Po ashtu ai tregoi se Shqipëria ka mundur të sigurojë rreth 500 mijë doza.

Rama: Jemi në një fazë shumë pozitive. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet strategjisë. Do presim dhe mbështesim menjëherë spitalin COVID të Prishtinës dhe strukturën spitalore të tij. Do jemi pranë tyre pa asnjë hezitim. Ajo që është e rëndësishme është që për gjithë këtë punë janë bërë gjithë ato përgatitje dhe ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi një hap para.

Të fundit

Jo vetëm ushqimet, po shtrenjtohen dhe produktet e tjera

Inflacioni bazë u rrit për të pestin muaj radhazi në korrik dhe ka arritur nivelet më të larta që...

Kokalari sulmon Pilinçin: Agron Llakaj duhet të japë dorëheqjen

Pa i përmendur emrin, aktivistja Evi Kokalari ka reaguar ndaj një personazhi që e konsideron veten politikan të nivelit të lartë, Pëllumb Pilinçi. Ai i...

21 gusht 1911 – Vjedhja jospektakolare që e bëri Mona Lizën të pavdekshme

Nga Leonard Veizi Në agimin e nxehtë parizian të 21 gushtit 1911, korridoret e Luvrit u zgjuan me një boshllëk të frikshëm. Në vendin ku...

U bë viral për dhembshurinë e tij, ndërron jetë gjyqtari amerikan Frank Caprio

Gjyqtari i njohur amerikan, Frank Caprio i njohur për dhembshurinë në sallën e gjyqit është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ai u bë i...

“Zhdukja” e Shimës, reagon Policia: Erdhi vetë në Komisariat

Policia e Tiranës thotë se Daniel Shima, ish-zëvendës drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, është paraqitur në komisariatin nr.1 pasi u raportua i zhdukur nga...

Lajme të tjera

Web TV