Miliarderi kinez, Jack Ma është zhdukur në mënyrë misterioze nga një shfaqje televizive në vend, që u krijua nga vetë ai, ndërsa mediat e huaja raportojnë se pas kësaj qëndron fakti se ai nuk kurseu kritikat ndaj qeverisë.
Sipas Reuters, 56-vjeçari Ma u zëvendësua si gjyqtar në finalen e “Heronjtë e Biznesit të Afrikës”, një shfaqje televizive për sipërmarrësit e rinj që u zhvillua në nentor.
Kohët e fundit, Jack kritikoi qeverinë kineze për politikat e saj bankare dhe vendimin e saj për të ndërhyrë në perandorinë e tij. Autoritete kineze nisën në nëntor një hetim për atë që quhet Amazoni Kinez, për shkak të transaksioneve dhe veprimeve financiare të dyshimta nga ana e kompanisë.
Nga ana e grupit drejtues të Alibaba kjo u pa si një hap i qeverisë kineze për të “future duart” në gjigandin e-commerce.
Ma është njeriu më i pasur në Kinë me një pasuri prej 60 miliard dollarësh.