Si u arratis nga komisariati në Tiranë i ndaluari për armëmbajtje pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë nga arratisja e Riljan Lalës nga komisariati nr.1 në kryeqytet.

Mësohet se 30-vjeçari, i cili ishte arrestuar dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje u arratis nga ambientet e komisariatit teksa oficeri po bëhej gati që t’i merrte shenjat e gishtërinjve.

Po ashtu bëhet e ditur se i arratisuri ka përfituar nga fakti që i janë hequr prangat nga duart, për të vijuar me procedurën e parashikuar, ndërsa shoqërohej vetëm nga një efektiv policie, ndonëse rregullorja e parashikon që të jenë dy.

Lala është arratisur sot rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa dyshohet se 30-vjeçari ka shtyrë efektivin e policisë që po e shoqëronte e më pas është larguar me vrap.

Policia ka ngritur postoblloqe në disa zona të Tiranës për të bërë të mundur kapjen e tij.

30-vjeçari u arrestua më 2 janar në zonën e njohur si “Ali Demi” në kryeqytet ndërsa qarkullonte me armë zjarri./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Musk vijon sulmet ndaj Trump/ Këshilltari i tij, emër i përmendur në dosjet Epstein

Miliarderi dhe themeluesi i Tesla-s, Elon Musk, ka ndezur sërish debat në rrjete sociale, duke pretenduar se ish-këshilltari i...

U rrëzua teksa partneri i propozoi martesë/ 24-vjeçarja në luftë me jetën

Një 24-vjeçare nga Republika Çeke po lufton për jetën pasi u rrëzua ndërsa partneri i saj i propozoi martesë në një kishë në Lefkada. Në...

La foshnjën në makinë dhe shkoi për dy orë parukeri… tragjedia që tronditi Amerikën

Një ngjarje tragjike ka tronditur një familje në Porterville, pasi një foshnjë njëvjeçare, Amillio Gutierrez, humbi jetën. Amillio Gutierrez, 1 vjeç, dhe vëllai i...

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një lëvizje e shpejtë e zotit...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Lajme të tjera

Web TV