Tomini: Çfarë pritet të ndodh me numrin e të infektuarve në ditët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoresha e Epidemiologjisë në ISHP Eugena Tomini ka deklaruar këtë të hënë se në javët e ardhshme pritet të ketë rritje të numrit e të infektuarve me koronavirus.

Kjo sipas saj, për shkak të festimeve dhe grumbullimeve të qytetarëve në zona të caktuara të vendit.

Pavarësisht rekomandimeve të strukturave shëndetësore, grumbullime ka pasur dhe parashikimet shohin një trend në rritje të rasteve me COVID. Sidoqoftë, mbetemi në kuadrin e parashikimeve, për të vlerësuar situatë në mënyrë dinamike.”, u shpreh Tomini në një deklaratë për A2.

Përfaqësuesja e komitetit të ekspertëve iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat mbrojtëse.

Të martën, më 5 janar mbarojnë kufizimet e vendosura për periudhën e festave, ku lejohej lëvizja deri në orën 20:30. Tani qytetarët do të mund të lëvizin deri në orën 22:00.

Nga ora 22:00 deri në 06:00 do të ndalohet qarkullimi dhe baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura.

Kopshtet dhe çerdhet i rikthehen aktivitetit të tyre, ndërsa universitetet rifillojnë mësimin online.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV