“Air Albania” gati për Covid, derbi largohet nga kryeqyteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndryshe nga derbi i parë që u luajt në kryeqytet në “Air Albania”, sfida e dytë derbi do të luhet në Elbasan.

Kjo pasi stadiumi “Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi për COVID-19 e si pasojë, sfida është zhvendosur.

Takimi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet me datë 21 janar, në orën 18:00. Megjithatë, ky orar mund të ndryshojë, në rast se Qeveria vendos një tjetër orë policore.

Ndeshja e parë derbi mes Partizanit dhe Tiranës u mbyll me shifrat 0-0, ku nuk munguan polemikat. Sidomos në sekondat e fundit të takimit, ku pati një kontakt në zonë mes Asanit dhe Muçit.

Pas 12 ndeshjesh të luajtura, Partizani ka tri pikë më shumë se Tirana dhe renditet në vend të tretë, ndërsa bardheblutë renditen në vendin e gjashtë të tabelës në Superiore.

Të fundit

Olta Xhaçka thellon avantazhin ndaj Blerina Gjylametit në Tiranë! Ja renditja

Vijon numërimi i votave preferenciale në Tiranë. Ish-ministrja Olta Xhaçka ka kaluar kolegen e saj, Blerina Gjylameti me 55...

Ja çfarë fiton një shtet kur merr çmimin e parë në Eurovision

Kur një vend fiton Eurovisionin, nuk është thjesht një trofe i bukur që zbukuron zyrat e televizionit kombëtar. Fitorja sjell një sërë avantazhesh të...

Elisa Spiropali: Papa i Ri, ura dashurie dhe dialogu në kohë trazirash

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një mesazhi në rrjete sociale me rastin e fillimit të Pontifikatit të Shenjtërisë së...

Pse ka më shumë vota të numëruara se sa vota në total? Shpjegon Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ishte këtë të diel në një lidhje direkte për Euronews Albania ku u pyet nga gazetarja Greta...

Joe Biden diagnostikohet me sëmundjen e rëndë!

Ish-presidenti Joe Biden diagnostikohet me kancer në prostatë. Një deklaratë nga zyra e tij tha se Biden, i cili u largua nga Shtëpia e Bardhë...

Lajme të tjera

Web TV