Almeda Abazi ka treguar se djalit të saj, Efehan-it, i ka mësuar të flasë edhe shqip. Ish-miss Shqipëria e ka treguar disa herë këtë gjë, nëpërmjet videove të publikuara në rrjete sociale me të voglin.
“Sa për informacion, fëmija im ka dy pasaporta, atë turke dhe shqiptare! Nëna e tij është shqiptare! Unë jam shqiptare dhe sigurisht që do i mësoj edhe gjuhën time amtare”, iu përgjigj Almeda gjithë ndjekësve që i komentonin se po i mëson djalit diçka të huaj me forcë.
Ditën e djeshme, Almeda bashkë me bashkëshortin e saj, Tolgahan Sayisman dhe me Efehan-in, kanë qenë të ftuar në një emision turk.
Gjatë emisionit, vogëlushi i kërkoi bukuroshes shqiptare këngën “Qengji i vogël”, dhe Almeda nuk ka nguruar t’ia vendosë menjëherë për ta dëgjuar.
Në videon e publikuar në Instastory nga aktorja, duket se Efehan e pëlqen shumë këngën, pasi sapo e dëgjon, fillon të kërcejë.
Në këtë mënyrë, teleshikuesit turq u “detyruan” që të dëgjonin shqip. Almeda është sërish në pritje të ëmbël. Çifti ka zbuluar se këtë herë do të bëhen prindër të një vajze.
E pyetur çfarë emri ka menduar për vajzën që do sjellë në jetë, Almeda nuk ngurroi ta zbulonte dhe tha se ka mendyuar dy tre emra, por i preferuari i saj është: Alina./Bl.Ba/Fjala.al