Masat anti Covid/ Braçe nge alarmin: Shkelja gjatë festave na rrezikon të gjithëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zv. kryeministri Erion Braçe është shprehur i indinjuar për mënyrën se si një pakicë në vend ka shkelur hapur masat anti COVID, duke i rrezikuar të gjithë. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet i revoltuar për atë që kanë bërë njerëzit gjatë festave të fundvitit.

Asgjë nuk ka mbaruar, jemi të rrezikuar po aq sa më parë nga koronavirus! Egoizmi idiot dhe toleranca kriminale për një çik festa jashtë shtëpie, një çik Korçë, një çik borë, do na godasë sërish! Rreziku është po me ne, me gjyshërit, prindërit e fëmijët! Nuk iku me vitin 2020! Boll u sollëm sikur nuk ka ndodhur asgjë! 1199 ndër ta, ndër ne që u shuan prej koronavirusit, janë dëshmia më e fortë se asgjë nuk ka mbaruar e se jemi ne problemi! Egoizmi ynë deri në papërgjegjshmëri ekstreme.

Ajo që kemi bërë në ndërrim të viteve e në ditët e para të Vitit të Ri, shpërfill poshtërsisht sakrificat e çdo shqiptari që dëgjon e respekton rregullat, bindet e sillet me përgjegjshmëri, sakrificat e çdo mjeku, infermieri, laboranti e farmacisti që çdo ditë e kalon prej 10 muajsh më të infektuar e mes infeksionit duke rrezikuar jetën e tij e të familjes“, shkruan Braçe.

Më tej ai kujton sakrificën e të gjithëve, kujtdo që po sakrifikon ekonominë e tij, paratë e tij në një situatë ku hapja vlen për punën, asfarë për qefin! “Britania u mbyll dje plotësisht, plotësisht, për herë të tretë; Gjermania qëndron e mbyllur; Italia ishte e mbyllur plotësisht dhe mezi po merr frymë duke kombinuar masa me ngjyra etj etj! Ne qëndruam hapur thuajse-mbeti jashtë veç jeta e natës, veç festat e natës!

Por e gjitha shfrytëzohet keq, për qejf për shumë, për para për shumë të tjerë! Ndërkohë që kishte e ka një prioritet: hapur për punë e punën, shkollat! Mbyllur për festat por sfiduar keq nga paligjshmëria e papërgjegjshmëria e një pakice që i ka dhënë statusin vetes të bëjë si i teket dhe tekat t’i kthejë në qejf“.

Lexo edhe :  PD nis premtimet elektorale/ Do heqim mesataren për universitetet, fituesit sipas meritës

Sipas zv.kryeministrit, “Një pjesë edhe prej administratës publike, e cila duhet të ishte shembulli në respektin ndaj rregullave e ligjit, dua shumë që sot të mos jenë lëshuar nëpër zyra siç virusi nëpër festat e tyre private! Vështirësia e tre javëve që sapo nisën vjen prej tyre! S’ua kishte kurrkush borxh pasojën e mërzisë nga jeta pa festa një Vit të Ri. Egoizëm neveritës“./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

20 ushqimet për një lëkurë perfekte

Agrumet Të pasur me ushqyes që favorizojnë rigjenerimin e qelizave dhe e bëjnë lëkurën më të shkëlqyeshme. Avokado Kaliumi dhe antioksidantët kontribuojnë...

Ish menaxheri flet pas akuzës së Gjestit: Kam investuar në të 150 mijë euro

Pak ditë më parë u publikua një rrëfim i Gjestit për jetën dhe karrierën derisa ishte në Big Brother VIP Kosova 3. E me këtë...

Fico fton Zelenskyn për bisedime për transitin e gazit

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, e ka ftuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për bisedime për transitin e gazit, në mes të mosmarrëveshjeve lidhur me...

Makina përfshihet nga flakët në Tiranë, dyshohet për defekt teknik

Një makinë është përfshirë nga flakët te mbikalimi i rrugës ‘Teodor Keko’ në ‘Unazën e Re’. Makina është përfshirë nga flakët në ecje e...

Gjendet pa shenja jete 81-vjeçari në Tiranë

Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç. Grupi...

Lajme të tjera

Web TV