Tërmeti/ Kryebashkiaku Veliaj jep çelësat e tre shtëpive të reja në Baldushk

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, shumica e familjeve të prekura nga fatkeqësia natyrore në Baldushk janë strehuar në shtëpitë e reja, të rindërtuara. Hekuran Balla, Shyqeri Shabani dhe Alfred Tresa nga fshatin Balshaban morën çelësat e banesave të reja nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS. Veliaj tha se me gjithë vështirësitë që shkaktoi pandemia, puna me rindërtimin nuk është ndalur dhe shumë familje e festuan vitin e ri në shtëpitë e sapondërtuara.

Tërmeti na rrëzoi vërtet, një pjesë e Shqipërisë u shkatërrua, një pjesë e zemrave tona u thye, por pyetja është: do rrimë në gjumë, apo do ngrihemi në këmbë? U ngritëm në këmbë! Fakti që krijuam një aleancë shumë të madhe me Qeverinë, me Parlamentin, me njësitë administrative, me bashkitë, inxhinierët, kompanitë, për rindërtimin, është mbresëlënës”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku shtoi se, edhe në Baldushk do të rindërtohet një lagje e re për familjet që humbën shtëpitë nga tërmeti. Ndërsa, për ata që nuk duan të transferohen në lagjet qendërzuara, të cilat po ngrihen edhe në njësitë Ndroq, Vaqarr, Pezë e Zallher, Veliaj tha se janë miratuar pagesat ‘cash’ të rindërtimit.

Kemi miratuar një listë me 450 familje, të cilat mund t’i marrin paratë ‘cash’ – nëse janë në një zonë periferike dhe thonë ‘kam punuar në ndërtim në Greqi, Itali apo në Shqipëri, dhe mund ta bëj vetë shtëpinë’, paratë i japim ne dhe ata mund ta ndërtojnë menjëherë vetë. Lajmi shumë i mirë është se edhe në Baldushk po bëjmë një lagje m’u në qendër të njësisë, pranë rrugës kombëtare, afër spitalit, kopshtit dhe shkollës.

Familjet kanë mundësinë e shkëlqyer të marrin shërbimin, pa e humbur pronën e tyre. Ndaj, i ftoj këta qytetarë që, nëse shohin emrin në listë, të vetëofrohen dhe të vendosin nëse do t’i marrin paratë ‘cash’ dhe ta ndërtojnë vetë shtëpinë e tyre, apo nëse duan të marrin një shtëpi në lagjet e reja që po krijojmë në Baldushk, në Ndroq, në Vaqarr, në Pezë dhe në Zallher”, deklaroi Veliaj./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Zgjedhje të reja në tre bashki në vjeshtë, Klosi: Synojmë t’i fitojmë të gjitha

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV