Xhaçka flet si ministre e Jashtme: Shqipëria duhet të shkëlqejë, ja detyra e parë që do bëj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e saj të parë si ministre e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se Shqipëria ka shkëlqyer në drejtimin e OSBE dhe një fakti i tillë duhet të shërbejë edhe në drejtimet e tjera. Xhaçka ka prezantuar para mediave edhe detyrën e saj të parë që do të bëjë me marrjen e drejtimit të këtij institucioni. Ajo bëri me dije se do të krijojë një grup pune me ambasadorët me eksperiencë në vendin tonë për të hartuar një plan se si situata si ajo në konsullatën në Athinë, ku pati një grumbullim të madh personash dhe vonesa në marrjen e shërbimit, të mos përsëriten!

“I dashur Genti më lejo të të drejtohem miqësisht, kjo detyrë që më është besuar është një sfidë për mua. Duke qenë se dhe unë e shoh 2021 si një vit shprese dua të them që jam optimiste, dua të falenderoj Ramën për besimin që ka treguar te unë, duke besuar te unë, dua të falenderoj Gentin, kam shumë respekt për punën e bërë nga Genti, në rrethana aspak të lehta nga kushte të krijuara artificialisht, jam e privilegjuar që do kem këshilltarë si ju, por e vetëdijshme që s’do jetë e lehtë t’ju zëvendësoj njëherë. Puna që keni bërë e bën punën time të lehtë, puna nuk është asnjëherë mjaft dhe nuk do të mësohem me atë që është bërë apo vartësit e mi kanë bërë. Besoj se sa më lart në pozicion aq më shumë energji dhe orë pune nga secili. Eksperienca e madhe është një aset, po aq rutina është një problem i madh. Kryenegociatori jo vetëm të marrë përgjegjësinë, por edhe punën e bërë. Pamjet nga konsullata në Athinë, nuk duhen përsëritur.

Do të krijoj grup pune me ambasadorë me përvojë për të krijuar hapa për shërbimin diplomatik. Nga Rama kam mësuar ase asnjëherë nuk është mjaft, ndaj besoj fort që kjo ministri duhet të shkëlqejë në çdo drejtim. Shkëlqimi i Shqipërisë në OSBE është një mësim i madh, i njëjtë duhet të jetë edhe shkëlqimi në Këshillin e Sigurimit që Shqipëria ulet për herë të parë, kush ka pasion për ta cuar punën më tej do jetë në habitatin e fundit me mua, ndërsa kush nuk e ka padiskutim duhet ta gjejë këtë motivim pa humbur kohë. Nder që më është besuar kjo detyrë, një borxh i madh ndaj kryeministrit, parlamentit, qytetarët dhe do e shlyej me punën në këtë institucion. U lutem punonjësve të institucionit, që të bëjnë më të mirën e tyre. Dera do jetë e hapur për këdo, dhe vendimmarrja do jetë e vendosur për të mos toleruar asnjë pengesë”, tha Xhaçka.

Të fundit

Ngjarje e rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin

Në fshatin Duhanas, pranë përroit në një zonë të pyllëzuar është gjetur nga familjarët e tij i varur në...

E shkarkuar në vitin 2022 nga detyra, KPA jep vendimin për gjyqtaren e Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës,...

Kontrata e lobimit e PD, më e shtrenjta! Zbulohen klientët e “Continental Strategy”

Lidhjet direkte dhe indirekte mes kompanisë “Continental Strategy LLC” me presidentin Trump, e kanë kthyer këtë firmë lobimi më të kërkuarën, me një mori...

“Gara” për Papën e ri të Vatikanit, tërhiqet kardinali Angelo Becciu

Sipas burimeve të Vatikanit, kardinali Angelo Becciu ka zgjedhur të tërhiqet nga pjesëmarrja e tij në Konklavën e 2025 si elektor. Gjatë kongregacionit të përgjithshëm...

“Black out” i energjisë, kryeministri i Spanjës: Përdorini telefonat me përgjegjësi

Disa orë pasi një ndërprerje masive e energjisë goditi pjesë të mëdha të Spanjës dhe Portugalisë, kryeministri spanjoll Pedro Sánchez thotë se shkaku është...

Lajme të tjera

Web TV