22 shoferë të arrestuar dhe 153 patenta të pezulluara në ditët e para të vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia njofton se gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme.

Zbatimi i planit të masave ka filluar që në datën 4 janar 2021 dhe do vazhdojë edhe përgjatë muajve në vijim. Për të parë nga afër zbatimin e detyrave të përcaktuara në planin e masave, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore Edmond Tarkaj ka inspektuar gjatë dy ditëve të imolementimimt të këtij plani, disa nga pikat e monitorimit me radar të akseve kryesore nacionale, si dhe të monitorimit të qarkullimit në brendësi të qyteteve ku shërbimet e Policisë Rrugore përdorin alkooltestues dhe kamerat e vendosura në makinat e Policisë Rrugore që shërbejnë për evidentimin shkeljeve te ndryshme rrugore.

Tarkaj, gjatë një prononcimi ka theksuar “Ky plan masash konsiston në përdorimin e bazës logjistike si radarë, kamera, dragera dhe tableta, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Viti 2020 shënoi rritje të parametrave të sigurisë rrugore me 270 aksidente më pak se në vitin 2019, gjë që ka ardhur si rezultat i përkushtimit të punonjësve të Policisë Rrugore dhe strukturave të tjera të Policisë.

Njëkohësisht, Drejtori i Policisë Rrugore ka apeluar për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, të vendosin rripin e sigurimit dhe të mos të përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Gjithashtu, drejtuesit e motomjeteve dhe biçiklistët të ndriçojnë me sinjale të dallueshme biçikletat dhe motomjetet gjatë qarkullimit në kushtet e errësirës.

Lexo edhe :  Ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia paraqitet në SPAK

Tarkaj ka ftuar qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti në të gjithë vendin janë arrestuar 22 drejtues mjetesh, 12 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 112 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 41 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 435 masa administrative për mosvendosjen e rripit të sigurimit, 393 për përdorim celulari, 737 për parakalime të gabuara, 145 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 36 për kontroll teknik, 35 për shkelje të semaforit, 956 për parkime të gabuara, si dhe 553 për shkelje të tjera të ndryshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Studimi: Burrat janë bërë dyfish më të gjatë e të rëndë se gratë në shekullin e fundit

Një ekip ndërkombëtar studiuesish ka zbuluar se burrat mund të jenë rritur në madhësi dhe peshë dy herë më...

A ndiejmë vërtet atë që mendojmë se po ndiejmë?!

Ndonjëherë ajo çfarë ndiejmë është e komplikuar. Ndjenjat mund të jenë ose parësore ose dytësore dhe ky ndryshim është i rëndësishëm për t’u kuptuar. Një...

Trump është kudo

Java e parë e presidentit tregoi një kontrast të fortë me paraardhësin e tij… Joe Biden u premtoi amerikanëve një pushim katër vjeçar nga të...

Struci “gjen rrugën” në Gjirin e Lalzit, dëshmitarët habiten nga shpendi i rrallë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Gjirin e Lalzit, ku një struc rreth dy metra i gjatë është parë duke lëvizur i...

Inteligjenca artificiale, frikë apo mundësi?

Ndërsa disa vite më parë robotët ishin pjesë e fantazisë kinematografike, sot janë pjesë e realitetit. Ata përdoren në biznese, por jo vetëm, edhe...

Lajme të tjera

Web TV