Bizneset, 92 milionë euro investime në 9 muaj për të ndërtuar prona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bizneset në 2020-n programuan rreth 11.4 miliardë lekë ose rreth 92 milionë euro investime në pasuri të paluajtshme. Mbështetur në të dhënat e INSTAT për vlerën e lejeve të ndërtimit të miratuara, edhe në 2020-n, bizneset u shfaqën të prirura për të investuar në ngritjen e pasurive të paluajtshme.

Pas një frenimi në tremujorin e dytë, të lidhur me mbylljen e ekonomisë, për tremujorin e tretë, vlera e lejeve të ndërtimit të miratuara arriti në gati 6.8 miliardë lekë, niveli më i lartë prej fillimit të vitit 2019. Këto shifra përfshijnë investimet në objekte jorezidenciale, duke filluar nga hotelet, ndërtesat tregtare, industriale, ato për zyra, etj.

Gjithnjë mbështetur në vlerën e lejeve të ndërtimit, për 9-mujorin 2020, bizneset kanë investuar rreth 38 miliardë lekë ose 306 milionë euro. Në 9 muaj, numri i lejeve për ndërtime jo-rezidenciale arriti në 225, ndërsa vitin e kaluar ishin dhënë edhe 353 lejë të tjera për ndërtime të këtij lloji.

Në vitet e fundit, vërehet një rritje e ndjeshme e investimeve në pasuri të paluajtshme, si nga individët, ashtu edhe nga bizneset. Kjo tendencë mund të shpjegohet me përmirësimin gradual të ekonomisë, por edhe me normat e ulëta të interesit, që e kanë ulur koston e blerjes ose ndërtimit të pronave.

Mbështetur në numrin e lejeve dhe në vlerën e parashikuar të tyre, ndërtimet e biznesit dominohen kryesisht nga ato me qëllime tregtare apo industriale. Ndërkohë, në 2020-n vërehet një rënie në numrin lejeve të ndërtimit për hotele të reja. Në nëntë muaj, janë dhënë vetëm 15 leje ndërtimi për hotele të reja, nga 67 leje që ishin dhënë gjatë vitit 2019.

Aktivitetet e lidhura me turizmin kanë qenë ndër më të goditurat nga kriza e Covid-19 dhe kjo duket se po reflektohet shpejt në investimet e reja në sektorin e hotelerisë. Sipas Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë kompanive private në fund të muajit tetor arriti në pothuajse 97 miliardë lekë ose rreth 780 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë, kredia për këtë qëllim është rritur me pothuajse 7%.

Lexo edhe :  Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Nga 19.1 miliardë lekë kredi e re e disbursuar në tremujorin e tretë 2020, rreth 60% ishte kredi për pasuri të paluajtshme. Statistikat tregojnë se interesat e kredisë për këtë qëllim nga sektori bankar ngelen pranë niveleve më të ulëta historike. Në shtator, interesi mesatar i kredisë për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, në lekë ishte 4.91%, ndërsa në euro 4.19%./E.Shehu

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV