Edhe nënpresidenti amerikan braktis Trumpin: Nuk mund t’i ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënpresidenti i SHBA-së, Mike Pence ka shkruar sot në Capitol Hill për një ditë historike, ku do të numërojë votat e senatorëve që do t’ia konfirmojnë fitoren demokratit, Joe Biden.

Ai i ka thënë presidentit aktual, Donald Trump, shefit që i ka shërbyer me pasion për katër vjet, se nuk mund t’u nënshtrohet kërkesave për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve, shkruan CNN.

Pence zyrtarizoi pikëpamjet në një letër drejtuar ligjvënësve të mërkurën, duke deklaruar se nuk ka “autoritet të njëanshëm për të vendosur rreth garës presidenciale” dhe nuk mund të ndryshojë rezultatet e zgjedhjeve.

“Është gjykimi im se betimi për të mbështetur dhe mbrojtur Kushtetutën më detyron të pretendoj autoritet të njëanshme për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo”, pohoi ai.

Por Trump, i konsumuar me konspiracione dhe këshilla juridike të paarsyeshme, nuk ka dëgjuar. “Shpresoj se Mike do të bëjë gjënë e duhur”, tha Trump në një tubim para mbështetësve duke shtuar se “Nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne i fitojmë zgjedhjet. Nëse ai nuk e bën, kjo do të jetë një ditë e trishtuar për vendin tonë”.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV