Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Margariti: S’gjej dot fjalët, Meta: Humbje e madhe për artin shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti i ka shprehur ngushëllime familjes Prodani për humbjen e madhe! Ajo shprehet se një lajm i tillë është shumë i trishtë dhe se e ka shumë të vështirë që të gjejë fjalët.

“Nuk gjej fjalë të përshkruaj trishtimin që ndjej nga humbja e parakohshme e kantautorit Kujtim Prodani. Djali që i këndoi Tiranës, dashurisë, jetës sot iu bashkua prindërve të tij të nderuar Anita e Agim Prodani… Është shumë herët për t’u ndarë nga ky mik i mirë i të gjithëve. U prehsh në paqe”, shkruan Margariti.

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar kontributin e Prodanit në muzikë, teksa thotë se këngët e tij do të dëgjohen përherë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani.

Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve.Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë”, shkruan Meta.

Të fundit

Vodhi televizorë dhe kompjuterë në zyrat e PD-së, 46-vjeçari përfundon pas hekurave

Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori,...

Eksperti i sigurisë: Florenc Çapja u dëbua nga Dubai, nuk u ekstradua

Eksperti i sigurisë, Faik Basha, ishte këtë të premte i ftuar në “People” në Euronews Albania ku ka folur për mbërritjen në Shqipëri të...

Makina përplas kalimtarët në qendër të qytetit! Disa të plagosur, edhe një fëmijë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e së enjtes në qendër të qytetit të Stuttgart-it, ku një automjet tip Mercedes G-Klasse ka hyrë...

“Mos merrni gomarin me samarin blu”, Rama: Makina e PS të çon në BE

Kryesocialisti Edi Rama, gjatë takimit me qytetarët në Peshkopi, bëri dhe një krahasim mes PS dhe PD. Ai tha se Partia Socialiste është një super...

“9 ditë na ndajnë nga fitorja”, Berisha nga Fushë-Kruja: 1-shi është numri i Zotit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në takim me banorë të Fushë-Krujës u shpreh se edhe 9 ditë e ndanë...

Lajme të tjera

Web TV