Balla përvesh mëngët dhe i futet punës në mobileri: Duke votuar PD, merr paketë dhe LSI-në (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja vizituan ambjentet e një mobilerie në Elbasan.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i PS, Balla deklaron se në Elbasan tradita e kombinatit te drurit ka vazhduar.

Sipas Ballës, shume ndermarrje te medha eksportojne me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Gjatë vizitës në mjediset e mobilerisë Balla ka përveshi mëngët dhe ju fut punës nën instruksionin e mjeshtrit Albert Çipi. Balla nuk la pa thumbur edhe opozitën. Teksa ngjiste dy dërrasa, Balla me ironi theksoi se duke votuar PD mer paketë dhe LSI-në.

“Zerimi i tatim fitimi dhe TVSH është diçka shumë e mirë për biznesin e vogël. Elbasni e ka pasur traditë përpunimin e drurit. Në gjithë Elbasanin janë rreth 200 subjekte që meren me përpunimin e drurit. Ka dhe prodhues të mëdhenj qe furnizojnë tregun europian, ka dhe biznese te vogla qe furnizojnë jo vetëm familjet e Elbasanit, por edhe gjithë qarkun”, tha Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

“Elbasan – Tek një nga mjeshtrat e prodhimit të mobiljeve Albert Çipi, sot po mësoj dhe unë sado pak nga eksperienca shumë vjeçare e tij. Tradita e kombinatit te drurit ka vazhduar. Shume ndermarrje te medha eksportojne me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në Elbasan janë rreth 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilët dhurata e Qeverisë sonë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH. Punë të mbarë njerëzve që punojnë????”

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

E ftoi Shqipëria, ai zgjodhi Kosovën! Agjenti shpjegon vendimin e Avdullahut

Leon Avdullahu është lajmi i ditës në mediat sportive të Zvicrës. 21-vjeçari zgjodhi Kosovën dhe jo Zvicrën. Sigurisht, mund...

“Buna Fest”, i jep jetë lumit, shkodranët festojnë në “Amazonën shqiptare”

“Buna Fest” në Shkodër ishte festa që i ktheu vëmendjen e munguar prej vitesh lumit Buna, duke bërë bashkë banorët vendas, vizitorë e turistë...

Lamtumira nga Interi, Asllani bën një postim emocionues me foton e vjetër

Kristjan Asllani i ka dhënë zyrtarisht lamtumirën Interit, pas huazimit të tij te Torino. Mesfushori kuqezi publikoi në rrjetet e tij sociale një letër...

Edon Zhegrova merr pasaportën shqiptare! I duhet për… Serie A

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, është pajisur me pasaportë shqiptare, me dekret të Presidentit Bajram Begaj. Vendimi është marrë më 22 gusht, shkruan A2...

Gaz Bardhi drejtues i demokratëve? Ja si përgjigjet Berisha

Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë për shtyp në selinë blu ka vlerësuar punën e Gazment Bardhit si drejtues i Grupit Parlamentar të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV