Bush dhe Clinton dënojnë dhunën: Kjo s’mund të ndodhte në vendin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidentët George W. Bush dhe Bill Clinton dënuan dhunën në kryeqytetin e vendit, duke fajësuar Donald Trump si shkaktar për ndezjen  e trazirave.

Bush, i vetmi ish president i gjallë republikan, tha se ishte “tmerruar” nga veprimet e disa udhëheqësve politikë.

“Unë jam i tmerruar nga sjellja e pamatur e disa udhëheqësve politikë që nga zgjedhjet dhe nga mungesa e respektit të treguar për institucionet tona, traditat tona dhe zbatimin e ligjit tonë. Rezultatet e zgjedhjeve kontestohen kështu në një banana-republikë, jo në republikën tonë demokratike”, tha Bush.

Pa përmendur Presidentin Trump ose udhëheqës të tjerë me emër, deklarata e Bush qortoi sjelljen e Trump që nga humbja e zgjedhjeve të nëntorit dhe nxitja e dhunës që mbërtheu kryeqytetin amerikan.

“Kryengritja mund të dëmtojë rëndë kombin dhe reputacionin tonë,” vazhdoi Bush. “Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është përgjegjësia themelore e çdo qytetari patriot për të mbështetur shtetin e së drejtës. Për ata që janë të zhgënjyer në rezultatet e zgjedhjeve: Vendi ynë është më i rëndësishëm sesa politika e momentit.”, tha ai.

Po ashtu edhe demokrati Bill Clinton dënoi dhunën që përfshiu Kapitolin. “U përballëm me një sulm të paparë ndaj Kapitolit tonë, Kushtetutës sonë dhe vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

“Sulmi u ndez nga më shumë se katër vjet politikë helmuese duke përhapur dezinformata të qëllimshme, duke mbjellë mosbesim në sistemin tonë dhe duke vendosur amerikanët kundër njëri-tjetrit”, shkroi Clinton. ”

“Gjithçka u ndez nga Donald Trump dhe mbështetësit e tij më të flaktë, përfshirë shumë prej tyre në Kongres, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve që ai humbi”, përfundoi ish-presidenti.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Dua të largohem”, ylli i Real Madridit nuk duron më

Rodrygo nuk ka vend në projektin e Xabi Alonso dhe është i vetëdijshëm për këtë gjë. Braziliani ka humbur...

Musk i kërkoi Zuckerberg-ut ta ndihmonte për blerjen OpenAI

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i kërkoi drejtorit ekzekutiv të Meta, Mark Zuckerberg, të ndihmonte në financimin e një blerjeje prej...

Hamasi shpall Gazën në gjendje urie, bën thirrje për ndihmë

Organizata e Hamasit ka shpallur zyrtarisht Gazën në gjendje urie, duke bërë thirrje për hapjen pa kufizime të kalimeve kufitare në mënyrë që të...

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet palestinez, pasi kjo do të...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Lajme të tjera

Web TV