Merkato politike/ Tkurret LSI, Nasip Naço shkon tek PS, lëvizje të reja priten në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një nga figurat kryesore të LSI-së, Nasip Naço, i është bashkuar zyrtarisht dje Partisë Socialiste. Naço: “Të ardhmen e shoh te PS, Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike”.

Nga Fernada Cenko

Lëvizja Sociaslite për Integrim pësoi një tkurje tjetër ditën e djeshme. Nasip Naço, një prej eksponentëve të rëndësishëm në këtë forcë politike u largua për t’ju bashkuar Partisë Socialiste, duke e forcuar këtë të fundit me më shumë në qarkun e Beratit.

Ishte suprizuese ikja e Naços, sepse sa kohë ishte LSI në pushtet, Naço ka mbajtur post jo pak të rëndësishëm, atë të ministrit të Drejtësisë. Ndaj, largimi i tij është një firo që ndihet në radhët e Lëvizjen Sociaslite për Integrim.

Pas ikjes së Spartak Brahos, i dyti që ikën direkt tek Partia Socialiste është Naço, ndërsa Lefter Koka refuzoi të largohej nga Parlamenti, kur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën të digjnin mandatet. Pra, dy figura të rëndësishme dhe jetëgjate në partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u larguan duke ju bashkuar partisë të drejtuar nga Edi Rama.

Ishte vetë Nasip Naço që bëri publik lajmin e katapultimit nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Partia Socialiste. Në Berat, në krah të ministrit Blend Klosi, Naço tha se të ardhmen politike e sheh në PS. “Të ardhmen e shoh te PS”, është shprehur Nasip Naço. “Sot në këtë ditë dua të shpreh qëndrimin tim që do të vazhdoj të jem në krah të të majtës progresiste.

Berati e Shqipëria nuk ka nevojë për eksperimente politike. Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI. Kontributi ka qenë modest por përkushtimi ka qenë tepër i madh për të ecur përpara. Sot jam me zotin Klosi dhe do të jem në të ardhmen me zotin Klosi. Shqipëria nuk ka nevojë më për eksperimente politike e njerëz që janë vasalë të dikujt tjetër por të përfaqësojë një pjesë të elektoratit në qarkun Beratit i cili është i papërfaqësuar dhe që kërkon që votat të shkojnë me të majtën progresiste“, u shpreh Nasip Naço.

Sapo u dha lajmi se Nasip Naço kaloi tek Partia Socialiste, u bë virale një video mesazh ku kryeministri Edi Rama, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri komunikonin në telefon me Nasip Naçon duke i bërë ftesë të pinin një gotë verë apo raki Skrapari. Këtë video e ka publikuar Monika Kryemadhi duke paralajmëruar se ka të tjera.  Në video duket që Naço e kishte përgatitur shumë më herët ikjen nga Lëvizja Socialiste për Integrim. “Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë.

Mirë mo vëlla kaq partiak je ti sa as për të pirë një gotë verë nuk vjen? Po ti je dhe qytetar mo vëlla. E pi njeriu një gotë verë, apo ke hall se të shpalli armik? Eja pi një gotë, se më vonë armik do të të shpallin”, dëgjohet Edi Rama në këtë video mesazh, duke zbuluar vendimin që Naço ka pasur më herët për të bërë këtë rokadë në prag të zgjdhjeve të 25 prillit, duke filluar kështu fushatën elektorale në krah të drejtuesit politik të PS-së në Berat Blendi Klosi.

Ndërsa Lefter Koka thotë se “(Nasipin) më shumë e ka vrarë Lona, i kanë thënë do vënë Elona Gurin para këtij, ky dy metra burrë”. Nasip Naço nuk ka qenë agresiv në debatet politike apo në deklaratat politike ndaj Partisë Socialiste.

Në prag të fushatës elektorale Naço dorëzoi teserën e LSI dhe kaloi nga Partia Sociaslite për të vijuar karierën e tij politike, ndoshta edhe në ndonjë post tjetër ministror, por kjo mbetet për tu parë në vijim dhe mbi të gjitha nga rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Pavarësisht se Rama 8 vite në politikë mund të të jetë lodhur, ai po mbledh të majtë e të djathtë për ti dhënë një tjetër ngjyrim PS-së në këto zgjedhje parlmanetare. Vetëm në katër vite Partia Socialiste ka marrë nën obrellën e sajë katër deputetë të LSI-së.  Dy që nuk dorëzuan mandatin dhe dy që u vetofruan të ishin pjesë e Partisë Socialiste.

Monika Kryemadhi nxjerr videon: Kam dhe shumë video të tjera

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi pas largimit të Nasip Naços drejt PS-së, njëkohësisht edhe për videon e publikuar me mesazhin e Edi Ramës dhe Lefter Kokës për Naçon. Në video shfaqet kryeministri Edi Rama, ish-ministri i LSI, Lefter Koka dhe Damian Gjiknuri.

Por janë Rama dhe Koka ata që i dërgojnë një video-mesazh Nasip Naços, duke e ftuar t’iu bashkohet për “të pirë një gotë verë”. Kryemadhi thotë se këtë video e ka disponuar prej dy muajsh, madje paralajmëron se në telefonin e saj ka “edhe shumë video të tjera”.

Lexo edhe :  Rama ndez motorët për zgjedhjet e 11 majit, takohet online me drejtuesit politikë

Kryetarja e LSI-së nuk kursen as ironinë, teksa thotë se “inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë”. “Kjo video ekziston në telefonin e Monikës prej dy muajsh, dhe shumë video të tjera, prandaj është LSI e të rinjve dhe të rejave, ose inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë. Djegie të mbarë!”, shprehet Kryemadhi.

Largimi i Nasip Naços, reagon drejtuesi politik i LSI i qarkut Berat:

Nuk kemi kohë të merremi me shoqëruesin e pestë të Blendi Klosit

Ardit Çela, drejtuesi politik në qarkun e Beratit ka reaguar menjëherë pas lëvizjes që bëri Nasip Naço. Në një reagim në facebook, Çela shprehet se forca politike që përfaqëson nuk ka kohë të merret me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.

“Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij” shkruan Çela në rrjetin social Facebook. Nasip Naço dje ka bërë publike largimin e tij përfundimisht nga Lëvizja Sociaslite për Integrim për të dhënë kontributin e tij politik tek Partia Sociasliste.

Politika në sulm, PS po “fryhet” nga oazi i LSI-së

Pas Lafter Kokës dhe Nasip Naços që u shkëputën nga pjesa elitë e LSI-së, ka edhe ish- administrator, ish- drejtorë, apo ish- funksionarë shtetëror që i janë larguar kësaj force politike duke u bashkuar me Partinë Socialiste

Katër muaj para zgjedhjeve, lëvizja e parë që shënoi këtë fillim viti ishte largimi i Nasip Naços nga Lëvizja Socialiste për Integrim tek Partia Socialiste. Edhe pse Partia Socialiste ka tetë vite në pushtet dhe pritej që ndonjë prej kësaj force të largohej drejt LSI, apo në mënyrë indirekte, nëpërmjet lëvizjeve të reja politike në Partinë Demokratike, po ndodh e kundërta.

Ndonëse këta janë “kokat” që ju prenë shpatullave të Lëvisjes Socialiste për Integrim, ka edhe ish- administrator, ish- drejtorë, apo ish- funksionarë shtetëror që i janë larguar Lëvizjes Sociaslite për Intergim duke gjetur strehën e re politike tek PS.  Partia Socialiste edhe pas tetë viteve pushtet ka filluar të “fryhet” më shumë se para zgjdhjeve të 2017, duke e parë këtë si një forcë politike e cila do të qëndrojë akoma më shumë në takëmet e pushtetit.

Pavarësisht se pjesa më e madhe e të larguarve nga LSI janë figura lokale, ata sërish kanë ndikim në elektorat dhe kur ende nuk ka një qartësi mbi rezultatin zgjedhor të 21 prillit, çdo votë është me rëndësi. Ndonëse “politikën e madhe” e bëjnë ata të qeverisë dhe kuvendit, votat i sigurojnë ata që janë në bazë.

E duket se Rama po ndjek taktikën e tërheqjes së sa më shumë individëve të cilët në zona të veçanta kanë ifluencë dhe më parë kanë mbajtur poste drejtuese, qoftë edhe nën siglën e partisë që sot është në opozitë me Ramën.

Ika nga LSI

Nasip Naço dhe Lefter Koka kanë qenë ekosponent të rëndësishëm në LSI. Madje dy nga më të hershmit të kësaj force politike të cilët kanë nuhatur situatën në të cilën ndodhet LSI dhe kanë vendosur ta braktisin atë.

Naço tani, ndërsa Koka para dy viteve. LSI humbi edhe Spratak Brahon më herët, sërish një figurë dominante në këtë forcë politike. Në këto katër muaj mendohet se do ketë sërish lëvizje të tjera e cila do të ngjajë më një merkato të radhës. Se kush do të jetë i radhës që do të guxoj lëvizjen ngelet për tu parë.

Partitë e reja

Disa lëvizje të reja politike u krijuan nga pakënaqësia që Lulzim Basha solli në Partinë Demokratike. Partia e Astrit Patozi apo e Jozefina Topallit, në mos do të fitojnë të paktën një mandat deputeti vetëm për emrin që gëzojnë, Partisë Demokratike duket se do t’i firojnë votat e djathta.

Tashmë ata janë fakt ku kanë nisur fushatën prej kohësh dhe nuk po qëmtojnë elektoratin gri apo të majtë, pasi duket se me atë mbështetje që kanë po tërheqin vota nga e djathta, kryesisht PD. Astrit Patozi është në tentativë që të afrojë Dashamir Tahirin, i cili i pakënaqur nga Basha po sheh mundësinë për të kandiduar ose në logon e Patozit ose të Agron Dukës.

Burime për gazetën “Fjala” thone se mund të jetë i mundshëm një bashkim i dy partive, asaj të Astrit Patozit dhe Agron Dukës, ku pjesë e saj mund të jetë edhe Dashamir Tahiri, i cili ka një elektorat të qëndrueshëm në Qarkun e Vlorës. Tani është koha e “shitjes” dhe e “blerjeve” të figurave që të sigurojnë vota të konvertuara në karrige në Parlamentin e Shqipërisë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

“Basha me parti të re”, gazetari zbulon lajmin: Është regjistruar në Gjykatë

Lulzim Basha do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit nën logon e partisë së re “Demokratët euroatlantikë””....

“Vendosmëri absolute për ndryshim”, Këlliçi takohet me diasporën shqiptare në Nju Jork

Drejtuesi politik i PD për Tiranën Belind Këlliçi, ka publikuar në Facebook pamje nga takimet e tij me shqiptarët në Bronx, Nju Jork, SHBA. Këlliçi...

Diaspora/ Analisti: Të rinjtë sjellin ndryshim, ja cilat parti favorizohen prej tyre

Analisti Mentor Nazarko ka theksuar se personalizimi i votës në zgjedhjet e ardhshme mund të kufizojë ndikimin e kryetarëve të partive dhe të sjellë...

Livia flet për historinë e ‘tradhtisë’ së Mevlanit: Jam penduar…

Konkurrentja e Big Brother VIP4, Livia, ka folur për ish-partnerin e saj, Mevlanin, historia e të cilëve nisi që nga programi “Për’puthen”. Në një bisedë...

Miratohen tre dokumente të reja për etikën në administratë

Departamenti i Administratës Publike (DAP) miratoi sot tre dokumente të reja për etikën, që do të shërbejnë për orientimin e nëpunësve të administratës publike,...

Lajme të tjera

Web TV