“Nuk e ndalin dot”/ VV konfirmon: Albin Kurti do të kandidojë në zgjedhje!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se kreu i partisë së tij Albin Kurti ka të drejtë të kandidojë për deputet dhe se interpertimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese në forma të tjera, po bëhet me qëllim që të shkaktohet mjegull.

Konjufca tha se asnjë Gjykatë nuk mund të prek parimet që janë të shkruara në Kodin Penal. Madje ai thotë se “me u çu krejt bota nuk munden me e ndalë Albin Kurti të kandidojë për deputet”.

“Ky ka qenë prej shumë çarqeve një devijim i qellimshëm i thelbit të votimit të Gjykatës Kushtetuese. Unë mendoj që është ngrit prej atyre që dojnë me shkaktu mjegull, se i kanë humb të gjitha betejat tjerat përveç mjegullës si instrument. Tash e kanë vetëm një metodë me luftu VV-në, kjo është pasiguria, shpërndarja e frikës te qytetarët në mënyrë që kështu t’i ç’orentiojnë qytetarët. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfar pasoja perveç zgjedhje të reja. Sa i përket Albin Kurtit këtë nuk mund ta vendos Gjykata Kushtetuese, kjo është e pastërt si drita e diellit. Asnjë Gjykatë nuk mundet me prek këtë parim që është i shkruar në çdo Kod Penal të shteteve demokratike”, tha Konjufca në KTV.

“Kush shkon deri në masën për me e prek, qoftë edhe prej KQZ-së këtë parim universal të Kodit Penal, kush thotë që për veprën penale më i rëndësishëm qenka Ligji për Zgjdhjet sesa Kodi Penal ai bën shkelje të rëndë. Kjo shkelje duhet me u trajtu pas disa muajve kur të vijë drejtësia në vend”, shtoi Konjufca.

Ai tha se është i bindur që Kurtit nuk mund t’i ndalohet e drejta për të kandiduar për deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.

Lexo edhe :  “VetëVendosje, pa program”/ Analistët në Kosovë: Paaftësi për ofertë për qytetarët

“Albin Kurti me këtë legjislacion e ka fitu mandatin e vitit 2019, me këtë Kod Penal të vitit 2012. Kushtetuta ia garanton Albin Kurtit që ajo që iu ka shqiptuar përmes verpës së tij, i cili karaktreizohet me Kushtetutë dhe me Kod Penal si dënim me kusht, për këtë Albin Kurtit me u çu krejt bota nuk munden me ja ndalu me kandidu për deputet. Për këtë jam i sigurt, për këtë jam i bindur, e di që po kanë qejf por nuk munden me ja ndalu”, tha Konjufca.

Në anën tjetër edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se pjesë e listës së deputetëve do jetë edhe Albin Kurti.

““Albin Kurti ka me kandidu. Ai është njeriu më i votuar në Kosovë. E ka pas vetës besimin e qytetarëve. Aktgjykimi nuk e prek Albin Kurtin. Në listë do të hyjnë njerëz që kanë marrë numër jashtëzakonisht të madh të votave, që janë ndër njerëzit me të votuar në Kosovë e që gëzojnë besimin qytetar. Nuk kemi asnjë arsye të vetëm që këta të mos jenë në listë”, u shpreh ai në “KALLXO Pernime”

Të fundit

Arrestohet në flagrancë polici, ishte i dehur në timon dhe shkaktoi aksident

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë D. C., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në...

Atalanta merr “goditje”, Lookman lëndohet dhe humbet sfidën me Barcelonën

Në momentin më të rëndësishëm të sezonit, vetëm një ditë përpara super sfidës me Barcelonën, Atalanta humbet sulmuesin kryesor, Ademola Lookman. Klubi bergamask ka...

Droni “oktapod” që vjen nga Kina, mund të ngrejë çdo gjë në ajër

Tashmë është prezantuar një dron i cili është i aftë të transportojë çfarëdolloj objekti. Ai u ndërtua nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë i Kinës,...

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Shqipëri-Andorrë, rriten sërish ndjeshëm çmimet

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrës, një sfidë që është planifikuar të nisë në...

“Çështja” Gruda, Vata dhe Ibrahimovic, flet Armand Duka: I kemi kontaktuar por…

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka zbuluar se disa lojtarë të talentuar në Europë, nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për t’ju bashkuar Shqipërisë. Presidenti...

Lajme të tjera

Web TV