Rama: Shumë shpejt Forcat e Armatosura do kenë muzeun e tyre! Vandalët dikur i shisnin për skrap

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se shumë shpejt do të hapë dyert muzeu kushtuar historisë së Forcave të Armatosura ku do të ekspozohen një pjesë e logjistikës së tyre ndër vite. Rama thotë se aty dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga ata që kreu i qeverisë i quan vandalë.

“Mirëmëngjes shumë shpejt do të hapë dyert muzeu më i ri, kushtuar historisë së Forcave të Armatosura, ku do të ekspozohen mjete e pjesë të logjistikës së tyre në vite, në rreth 100 mijë metër katrorë sipërfaqe, aty ku dikur ndryshkeshin mjete të vjetra e të harruara që shiteshin për skrap nga vandalët pa kujtesë e pa shije të pushtetit të korruptuar në palcë…

Një mjedis muzeal unikal në periferi të kryeqytetit, me zonën e mirëfilltë muzeale e atë rekreative, ku natyra e bukur dhe hapësirat brenda objekteve do të krijojnë një pikë të re referimi për vizitorët e të gjitha moshave dhe turistët padyshim”, shkruan Rama.

Të fundit

Zjarret pushtojnë kontinentin europian, një i vdekur në Greqi

Një person ka humbur jetën në Greqi pasi zjarret kanë përpirë rreth 16 mijë hektarë tokë, në mes të...

Banesat, pagesa e mirëmbajtjes me detyrim: Gjobë për ata që refuzojnë

Ligji i ri për administrimin e ambienteve të përbashkëta në pallatet shumëkatëshe parashikon që çdo banor të kontribuojë financiarisht për mirëmbajtjen e godinës, përmes...

Krahu i majtë i mbrojtjes, Mendy i ngelet në “derë” Realit

Gjithçka tregon se Reali do të ketë tre mbrojtës të majtë për sezonin 2025-26. Nuk ka largime, ose të paktën kështu ka treguar tregu. Edhe...

Modric debuton me humbje, Chelsea fiton pastër miqësoren

Chelsea ka mposhtur 4-1 Milanin në miqësoren e luajtur në “Stmaford Bridge”. Chelsea e nisi takimin me këtë formacion titullar: Sanchez; James, Chalobah, Tosin,...

Bilanci nga Ministria e Mbrojtjes: Kemi evidentuar 21 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e zjarreve që kanë “pushtuar” vendin kohët e fundit. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri në gjithë...

Lajme të tjera

Web TV