Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tema e lodhur të kufijve detarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Sërish rihapet tema e kufijve detarë. Temë e lodhur por që gjithësesi që ngjit në fasha të caktuara që ose kanë një paranojë të çuditshme e ku kudo shohin tradhtarë, ose që tentohet të përdoret politikisht në kushtet e një fushate elektorale.

Hyrja në fuqi e vendimit që shpalli Greqia për çështjen e 12 miljeve sovranitet detar, ringjalli një debat që realisht nuk i bën nder analizës së mirëfilltë politike, asaj të mirëfunksionimit të shtetit, të gjeopolitikës rajonale por dhe asaj të marrëdhenieve ndërkombëtare në tërësi.

Kjo, pasi mjafton të shohësh thjesht hartën e publikuar të këtij sovraniteti ujor të shpallur për të kuptuar se çfarë ka prekur dhe kë ka lënduar. E pra, në hartën që është botuar dhe në median tonë, shihet qartë se zona e cila merr ngjyrat e sovranitetit grek është në perëndim të ishujve jonianë, e çka rrjedhimisht ka të bëjë me një shtrirje drejt ujrave të shtetit Italian.

Në këtë kuadër duket ose e palogjikë ose tendecioze për përfitime politike debati që tentohet të mbahet me zor ndezur, dhe ky harxhim energjish, e bën të palogjikshme këtë kakofoni zërash ndërsa e dëgjon nga jashtë realitetit zhyrmues shqiptar.

Pasi vetëm nga harta në fjalë, nëse nuk do ti pëlqente kjo gjë, do të duhej të plotësonte shteti Italian, por jo ne që s’kemi të bëjmë dhe as na prek ky vendim. Është njësoj sikur duam të ndërhyjmë për një cështje kufiri qe prek dy shtete të tjerë e që ska lidhje me ne.

Është interesant fakti që debati tentohet të mbahet gjallë më së tepërmi nga figura të caktuara politike, shpesh herë me pirueta lëvizjesh në politikë dhe që e shohin si mbajtje e vetes në skenë. Që me togfjalëshat shitje dhe blerje, e që realisht na kanë lodhur kokën në 30 vite, kërkojnë protagonizëm mediatik vetëm mbi bazë akuzash, të mirëqëna apo jo.

Në mjegull veç paqartësi ka dhe nëse vërtet ka vërtet një problem kaq madhor çështja nuk do të mbetej thjesht në kuadrin e sulmit politik ndaj qeverisë.  Së pari sepse besoj se për to duhet të shprehen ekspertët e jo çdo kujt që i bie rruga në ndonjë studio televizive, apo ca më keq kur komentet e cilitdo shkojnë për iso të deklaratave të politikanëve të palës për të cilët bëjnë tifo partiake.

Në shumicën e rasteve, debatet mbi këto çështje, nëpër studio apo portale anësorë, janë thjesht shterpë, të padobishëm e deri në sharlatanizëm. Dhe sharlatanë të tillë politikë rriten fatkeqësisht me shumicë në çdo anë kufiri të hapësirës ballkanike. Duket se gadishulli që ka prodhuar me tepri histori në mijëvjeçarë, është edhe truall produktiv për sharlatanë që deformojnë çdo gjë e që rritjen e valencës së tyre politike e mbështesin mbi bazën e antagonismit me tjetrin.

Bazë kjo për tensione të panëvojshme dhe deri në luftëra në emër të kauzave të shpikura. Gjithësesi nuk duhet shumë që atmosfera të ndizet si me shkrepse e në opininon publik të shpalosen një sërë tezash si tullumbace në erë me mbishkrime Tradhti e Shitje deti. E në këto kushte ekspertët heshtin. Për më tepër kur askush nuk u kërkon mendim e as që duan t’ia dinë për mendimin e tyre.

Sepse nuk po kërkohet sqarim apo të dihet e vërteta. Shashkat thjesht janë hedhur për tymnajë nga ku mund të përfitohet politikisht. Dhe kjo bëhet në mënyrë cinike edhe kur tashmë dihet që Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur që çështjen e përcaktimit të kufirit detar midis tyre ta vendosin në gjykatat ndërkombëtare.

Lexo edhe :  Tensione në seancën plenare, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Dukej se kjo ishte rruga më e përshtatshme për të dyja qeveritë kur dihet se trysnia dhe presioni i brendshëm nga forca të caktuara politike opozitare mund ti akuzojë për tradhti apo shitje. Si ballkanas që jemi, për çdo marrëveshje ka një oponencë disproporcionale, çka më mirë ta caktojnë gjykatat se ku është mesi sesa me marrëveshje.

Vendimi i qeverisë greke për shtrirjen e të drejtës së 12 miljeve në hapësirën detare, çuditërisht ngriti alarm fals për ata që e dinë e që janë pjesë e politikës, (qoftë të maxhorancës e qoftë për opozitën). Kjo sepse u zhurmua të ketë alarm. Shqipëria nuk ka arritur marrëveshje me Greqinë për hapësirën detare midis tyre.

E në këtë kontekst, e drejta për këtë hapësirë nuk mund të jetë e njëanshme, por mbi bazë marrëveshjesh ku madje respektohen dhe e drejta e palëve të treta (të cilat mund të bëjnë ankimimin në institucionet e OKB nëse u shkelet e drejta e tyre nga marrëveshja e dy palëve).

Nga ana tjetër, hapësira detare midis Shqipërisë dhe Greqisë është shumë më pak se 12 miljet e pretenduara. Madje ajo në disa vende ngushtohet nga 6 deri 3 milje detare. Nëse do të ecnim me këtë frikë të marrë e të marrim për bazë hapësirën e 12 miljeve, atëherë kufiri detar midis dy vendeve do të ishte linja nga Vranishti në Delvinë, në brendesi të tokës së Republikës së Shqipërisë. Ndaj të mendosh në këtë rast se u shit apo e morën është absurditet.

Hapësira prej 12 miljesh detare kërkohet të zbatohet në ato raste kur hapësira e fqinjit përballë e lejon këtë gjë. Shqipëria e ushtron këtë të drejtë të saj në detin Adriatik pasi hapësira përballë me Italinë e lejon këtë gjë si dhe ka marrëveshje të kufirit detar midis dy vendeve. Greqia e ushtron këtë të drejtë të saj në detin Jon, ( por jo përkundrejt brigjeve shqiptare), por kundrejt brigjeve italiane pasi hapësira përballë me Italinë e lejon këtë gjë si dhe ka marrëveshje të kufirit detar midis këtyre dy vendeve.

Një vit më parë, qeveria e Maltës njoftoi institucionet përkatëse të OKB se ajo kish marrë vendim që hapësirën e saj detare ta zgjerojë nga 12 milje në 16 milje. Kjo behej me arsyetimin e mbrojtjes së ekosistemit detar. Në këtë rast largësia e saj nga shtetet përreth ia lejon këtë pretendim për hapësirën e sovranitetit detar.

Pra aty ku është e mundur, çështje të tilla kalojnë pa ndonjë problem apo kokëçarje. Por ne jemi në Ballkan e këtu konsumohet konspiracion nën avujt e nacionalizmit. Që shndërrohet në shtyrje kohe kur ske çfarë bën. Sidoqoftë, janë llafollogji të lodhshme për kë është i painfektuar.

Ca më tepër kur avujt e ethshme të brendshme, përzihen me tifozllikun e ndeshjes që po ndodh në Mesdheun Lindor e ku po përplasin brirët Turqia me Greqinë. Kur kjo përpjasje po zhvillohet pikërisht mbi të drejtën e sovranitetit në kufijtë detarë, për sipërfaqe që veçse tani u bënë të rëndësishme pas zbullimit të gazit natyror, (dhe jo më parë), është e rëndësishme që tema e marrëveshjes ose jo për kufijtë tanë detarë të mos lidhet me çka ndodh diku tjetër.

Natyrisht Greqia e dëshiron këtë marrëveshje si argument dhe kontrapunt për të drejtën e saj detare në debatin me Turqinë për zonën në fjalë. Në këtë rast Shqipëria dhe autoritetet e asaj mund të bëjnë çtë duan: mund të bëjnë marrëveshje, mund ta zvarrisin apo dhe te hedhin poshtë çdo gjë. Por gjithsesi në interesin e vendit dhe pa e lidhur çfarëdolloj vendimi me interesa të aktorëve të tjerë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Korrupsioni me kompensimin e ish-pronarëve/ Lihet në burg një person

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin në gjyq...

“The Guardian”: Aventurë emocionuese skijimi në peizazhet e Bjeshkëve të Nemuna

Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi bashkohen në Bjeshkët e Nemuna, duke ofruar ditë të mrekullueshme skijimi, shkruan Katy Dartford në një artikull të...

PD heq dorë nga rrëmuja? Vendos të kthehet normalisht në Kuvend dhe Komisione

Bojkotin e komisioneve kuvendore, që e nisin me arrestimin e Ervin Salianjit, demokratët po e ndërpresin. Shenjën e parë e dhanë me praninë e deputetes...

Leonardo zbulon prapaskenat: “Kam kundërshtuar rinovimin e kontratës së Kylian Mbappe”

Ish-drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo zbuloi se ishte kundër zgjatjes së kontratës së Kylian Mbappe në vitin 2022. Mbappe u largua këtë verë si...

Policia firmos marrëveshje me postën shqiptare për goditjen e kontrabandës së mallrave

Policia e Shtetit nënshkruan marrëveshje me Postën Shqiptare, për parandalimin e krimit të organizuar dhe ruajtjen e sigurisë kombëtare. Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm...

Lajme të tjera

Web TV