Covid, Britania miraton vaksinën Moderna

Britania e Madhe ka aprovuar për përdorim vaksinën e tretë anti-Covid.

Është aprovuar nga Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore në Britani vaksina e prodhuar nga Moderna.

Britania ka porositur tashmë 7 milion doza të vaksinës, e cila është aprovuar më herët nga rregullatorët në BE dhe SHBA.

Por, megjithatë, autorizimi as autorizimi i vaksinës së tretë kundër COVID, nuk do ta ndihmojë qeverinë britanike drejt qëllimit të saj për të vaksinuar më të prekshmit deri në mes të shkurtit.

Vaksina Moderna është e ngjashme me versionin Pfizer / BioNTech dhe ka prodhuar rezultate po aq të forta në provat klinike, me efikasitet prej 94%./Bl.Ba/Fjala.al