Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë Sabri Laçi në një intervistë për gazetën “Fjala” shpjegon mënyrat sesi po operohet me mësimin online dhe sa efektive është kjo formë për shkak të pandemisë.
A do të ulen tarifat e studimit dhe a po bëhen përpjekje që studentët e masterit të kthehen në auditorë duke respektuar masat anti-covid?
Nga Aurela Xhika
Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tij të fundit vendosi që mësimi online të shtyhet edhe për një periudhë 2 javore. Si ju duket ky vendim?
Në fakt, jo vetëm këtë herë, por ne gjithmonë kemi pranuar dhe respektuar vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve, sepse gjykojmë që është një e drejtë e tyre, një kompetencë e tyre për të vendosur formën sesi do të zhvillohet mësimi dhe për shumë aspekte të tjera të jetës sociale dhe ekonomike, pra ata e dinë nëse duhet apo nuk duhet.
Kjo është një çështje e përgjithshme për të gjithë arsimin, por ne jemi të përgatitur për ta zhvilluar mësimin online, sepse të gjitha informacionet që vijnë, jo vetëm nga Shqipëria, por nga gjithë rajoni dhe bota, mësimi po funksionon online. Kjo është zgjidhja më e mirë dhe më e drejtë, kështuqë do t’i qëndrojmë kësaj dhe do të vazhdojmë e punojmë me përkushtim për të përmbushur të gjitha detyrimet tona, në këtë formë të mësimit.
Ju si dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë keni menduar një skenar për të zhvilluar mësimin në auditore, qoftë edhe duke berë grupime të studentëve në jo më shumë se 10 persona, duke patur parasysh që kjo kategori është më e përgjegjshme për të respektuar protokollin e sigurisë, sa i takon infektimit?
Këtë skenar ne e kemi parashikuar para se të fillonte viti akademik, por duhet të kemi parasysh që jeta e njeriut është mbi gjithçka. Ne këtu nuk jemi vetëm studentë, patjetër ata janë në shumicë, por ne kemi staf akademik, një pjesë e mirë e të cilëve janë mbi 50 vjeç, kemi staf ndihmës ku një pjesë e madhe është sërish mbi 50 vjeç dhe në terësi këtu bëhen 3 mijë e 600 studentë dhe po kaq nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe dyfishi nga Fakulteti i Ekonomisë.
Në një hapësirë kaq të vogël, tre fakultete kanë 12 mijë studentë, pra në këto rrethanë është e pamundur. Ajo qe ne kemi ndërmend, por që se kemi konkretizuar akoma është që të tentojmë të bëjmë disa nga provimet në auditorë. Ne kemi grupe të vogla në nivel master, sidomos masteri i shkencave, me 15 deri në 40 studentë që mund të merren në provim në auditorë, duke i ndarë sipas protokollit, duke respektuar të gjitha masat e mbrojtjes kundër virusit.
Kjo është një formë që ne do ta sugjerojmë, po e diskutojmë, mund të shkojmë deri tek kjo vendimarrje, nëse biem dakort me të gjitha hallkat e vendimarrjes. Për mësimin, ne kemi grupe shumë të mëdha me nga 160 studentë, është i pamundur skenari që ju përmendët, pasi sido që ta menaxhosh nuk mjafton as hapësira fizike, si edhe ajo kohore për të përsëritur të njenjtin leksion në të gjitha grupet, pra është e pamundur.
Mendoni se pas kësaj periudhe dyjave, studentët do t’i rikthehen auditoreve?
Në parashikimin tim, studentët do të kthehen në auditore vetëm atëherë kur siguria për jetën e tyre dhe të stafit akademik e ndihmës do të jetë e plotë.
Po nëse Komitetit Teknik i Ekspertëve do të dal me një vendim të tillë?
Patjetër që do ta respektojmë. Ne skenarët i kemi gati, në çdo kohë ne i përgjigjemi formave që na sigurohen dhe sigurisht jemi pjesë e vendimarrjes, sepse përfaqësuesit e universiteteve janë gjithmonë në kontakt me institucionet eprore për të gjetur zgjidhjen më të mirë. Ne jemi një universitet publik, jemi në respekt të vendimarrjes shtetërore.
Laçi, përpos postit tuaj si dekan, ju jeni edhe profesor, a mundet mësimi onlinë të zëvendëojë plotësisht atë tradicional? Sa përthithet informacioni nga studentët nga kjo mënyrë e re e të mësuarit?
Janë dy mënyra të ndryshme të mësimdhënies, sigurisht që kjo online tenton të zëvendësojë mësimin në auditore. Jam i bindur që nuk arrin ta zëvendësojë plotësisht, por në një masë të madhe. Ne tentojmë dhe besoj se ia kemi dalë që të përcjellim tek studentët sasinë e duhur të njohurive, të koncentruar duke respektuar orarin, duke mos neglizhuar asnjë orë mësimi.
Përveç komunikimit online, ne u përcjellim studentëve leksione të shkruara, sigurisht biblioteka jonë qëndron e hapur dhe studentët tanë kanë mundësi të tërheqin libra, të gjitha mënyrat e informimit të studentëve funksionojnë, besoj se ja kemi dalë. Ne u bëmë me përvojë në këtë çështje, kemi gati një vit që e kemi nisur këtë lloj mësimi.
A ju mungon auditori?
Sigurisht që po, na mungon shumë ne që jemi mësuar e që kemi një jetë të tërë të jemi përballë me studentët, të diskutojmë me ta, të debatojëm me ta, të dëgjojëm referimet e tyre, sa i përket detyrave tës kursit apo mbrojtjeve të diplomave apo edhe gjithçka tjetër, por besoj se mësimi online është zgjidhje në kohët e pandemisë. Nuk ka tjetër zgjidhje më të mirë në këto rrethana.
Cilat janë disa nga vështirësitë me të cilat përballeni sa i takon kësaj mënyre të të mësuarit. Sa të përgjegjshëm janë studentët?
Studentët janë të disa kategorive, por studentët e këtij fakulteti janë në një masë shumë të madhe të përgjegjshëm, sepse tek ne vijnë studentë me mesatare shumë të lartë, edhe ligji i ka detyruar që në degë të tilla të vijnë studentë me mesatare mbi 7.5, kështuqë puna me këtë kategori studentësh na lehtëson punën.
Ata janë të përgjegjshëm dhe të interesuar për të marrë të gjitha njohuritë, por sigurisht edhe në kushtet e mësimit në auditor jo të gjithë studentët frekuentojnë fakultetin rregullisht. Ka një kategori që punojnë, megjithëse ne i përshtasim oraret për ta që të marrin pjesë në mësim, ne mësimin nuk e zhvillojmë vetëm paraditë, por edhe pasditeve, pra ata që janë në punë paraditë, mund të vijnë pasditëve të zhvillojnë mësimin.
Ne kemi gjetur forma dhe mënyra që atyre të mos i mungojnë leksioni, të mos u mungojë komunikimi me padagogun. Mësimi online nuk është pengesë për të realizuar të gjithë elementët e proçesit mësimor, e vetmja pengesë mund të jetë për praktikat në terren, që ne jemi perpjekur që të gjejmë format, por le të shpresojmë që deri në muaj maj situata të ketë përmirësim që studentët ti kthehen auditorit.
Prej gati një viti,mësimi në universitete zhvillohet online , sa të përgatitur janë ata për të dalë në tregun e punës?
Populli thotë “koha shëron”, por koha të ndihmon edhe të rikuperosh, brezin e ri bësoj se e ndihmon edhe më shumë sepse kanë më tepër energji dhe kushdo që dëshiron i dedikohet maksimalisht plotësimit të ndonjë vakumi që krijohet në këto rrethana dhe të realizojë të gjitha pritshëmritë deri në fund të studimeve.
Ne nuk lemë mangut asnjë orë dhe jemi përpjekur të mos krijojmë asnjë vakum, sa i përket realizimit të programive të kurrikulave të lëndëve. Studentët, ata që edhe për arsye teknike nuk e kanë të mundur të marrin pjesë rregullisht në mësim online, kemi forma të tjera që do t’ua mundësojmë që të plotësojnë njohuritë që nuk kanë arritur ti realizojnë në mësim online.
Keni menduar ju si dekan i këtij fakulteti, apo edhe Ministria e Arsimit që të bëni një ulje të tarifës së studentëve, duke qënë së mësimi po zhvillohet online, por edhe duke patur parasysh që edhe familjet e tyre janë prekur nga pandemia?
Kjo në fakt na preukupon duke patur parasysh sa janë prekur familjet e studentëve që ne kemi në fakultet, por edhe të gjithë studentëve në terësi, por un besoj se me çfarë u bë para dy vitesh, sa u takon tarifave të studentëve është bëtë maksimumi.
Tarifat e studentëve tanë janë të ulëta, sado që e kemi diskutuar këtë çështje, ne arritëm që të reduktojmë pak taksën e regjistrimit, por nuk kemi ndryshuar dot më, deri tani të paktën, tarifën e shkollimit.
Nuk është e lartë, është ndoshta më e ulëta në rajon, është një tarifë minimale pasi institucionet nuk mund të mbahen vetëm me buxhetin e shtetit ka nevojë edhe për një mbështjetje që vjen nga tarifat që paguajnë studentët. Nuk shohim hapësira për më shumë.
Së fundmi, disa studentë kanë bërë denoncime në media pasi ende nuk kanë përfituar bursat e studimit. Ministria e Arsimit deklaroi se ky fund është gati dhe se universitet janë plotësuar dokumentacionin e studentëve. Kur pritet të nisë kjo shpërndarje?
Brenda shumë pak ditësh, studentët do të kenë bursat që përfitojnë nga eksleneca, apo nga ndihma ekonomike. Jam i informuar për këtë çështjë dhe i është gjetur zgjidhja që brenda këtyre ditëve do të fillojë shpërndarja.
l.m/Fjala.al