“Mjegullimi” i trurit, një nga pasojat e Covidit edhe kur e ke kaluar lehtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatkeqësisht, Covid-19 nuk shkakton vetëm pneumoni të rëndë. Deri më tani, ka pasur shumë efekte  anësore, shumë prej të cilave nuk zhduken menjëherë pas shërimit. Pacientë të shumtë kanë dhimbje koke, iluzione, probleme të funksionit konjitiv, marramendje, lodhje për një kohë të gjatë, mbi tre muaj, edhe pas shërimit.

Hulumtimi i ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, agjencia qeveritare amerikane që merret me shëndetin, konfirmon se virusi gjithashtu shkakton dëmtim të trurit që mund të zgjasë edhe pasi infeksioni të zhduket edhe nëse është manifestuar në forma të lehta. Bëhet fjalë për  një ndërlikim neurologjik që çon në vështirësi në përqendrim, humbje të kujtesës dhe simptoma të tjera që mund të përkufizohen si ‘mjegulla e trurit’ dhe nuk është për shkak të efektit të qetësuesve.

Studiuesit që analizuan hemisferat cerebrale gjetën enët e gjakut të holluara dhe subjekt i humbjes së lëngjeve, me dëmtim të të gjithë strukturës mikrovaskulare.

Më parë, Universiteti i Gothenburgut kishte gjetur simptoma neurofiziologjike në tru. Gfap, proteina e acidit fibrillar glilial, një biomarker i pranishëm në astrocitet që mbështesin neuronet dhe Nff, proteina e zinxhirit të lehtë neurofilament, ishin më të larta dhe treguan se qelizat që i përmbanin ato ishin dëmtuar.

Njerëzit e ekzaminuar në këtë studim ishin midis 5 dhe 73 vjeç, persona të cilët kishin humbur jetën si pasojë e Covid dhe u bë e mundur të analizohen me autopsi duke përdorur një imazhe me rezonancë magnetike me fuqi të lartë.

Skanimi zbuloi se të dy hemisferat e trurit kishin njolla hiper-intensiteti që tregojnë inflamacion, dhe njolla hipo-intensiteti që tregojnë gjakderdhje.

Në teori, Covid-19 shkakton mungesë të oksigjenit. Por kjo duhet të ishte manifestuar me goditje ishemike ose hemorragjike. Ajo që është gjetur janë shenja të ngjashme me ato që ndodhin në rastin e një sulmi në zemër ose problemeve neuroinflamatore.

Lexo edhe :  UNICEF publikon shifra alarmante: Mesatarisht 28 fëmijë vriten çdo ditë në Gaza

Pikat e dëmtuara të gjetura në tru u ekzaminuan më pas në mikroskop dhe u zbulua se hiper intensiteteti që përmbanin enët e gjakut që ishin më të holla se normalja dhe jo më të papërshkueshme nga uji./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Shqiptarët të fiksuar me “Mercedes”, Durrësi kryeson numrin e autoveturave

Dy markat e makinave që dominojnë në Shqipëri ende vijojnë të mbeten gjermanet Volkswagen dhe Mercedes Benz. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi botimin “Karakteristikat e...

Lajme të tjera

Web TV