Balla gdhihet mbi Shkumbin: Prurjet janë të larta, por ne do t’i kontrollojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla shkruan përmes një postimi në rrjetin social Facebook se prurjet në Shkumbin janë rritur, por se situata është nën kontroll pasi gjithçka po monitorohet.

Balla e ka shoqëruar postimin e tij me një foto të shkrepur herët në mëngjes në një urë mbi Shkumbin ku edhe theksoi se ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës.

Teksa po agon, e mbrëmshmja ishte një natë me reshje tejet të dendura. Janë monitoruar gjatë natës prurjet e Shkumbinit, të cilat janë tepër të larta si rrallë herë. Ekipi i emergjencave civile është në terren për ndjekjen e situatës”, shkruan ai.

Niveli i ujërave të Lumenjve Shkumbin e Devoll është larg pikës së rrezikut. Përroi i Zaranikës, bashkia Elbasan dhe përrenjtë e tjerë malorë kanë prurje më të vogla.

Nuk rezultojnë probleme përsa i përket furnizimit me energji elektrike  përveç një lagje në fshatin Polis Vale Nj. A Shushicë, Bashkia Elbasan, ku janë rrëzuar dy shtylla nga gërryerja e përroit Gostimë dhe nesër do të rikthehet energjia. Kanalet e kullimit të fushave funksionojnë normalisht./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/b.taulant/posts/3683153855063522

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV