Lumi Mat ndan në mes urën e Skurajve, 200 banorë ngelen të izoluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hapja e portave të hidrocentralit të Shkopetit pas reshjeve të shumta ka bërë që ura e Skurajve të ndahet në mes, duke lënë të izoluar 200 banorë të zonës.

Njëri prej banorëve, Nikoll Marku ka thënë për Abc News se ura është shkëputur në 3 vende, ndërsa shtoi se ka vënë në dijeni strukturat vendore të Kurbinit, por ende nuk është marrë asnjë masë.

“Kjo është këputur në mes sepse ai që ka vënë këtë nuk i ka lidhur binarët. Është këputur në tre vende. Kam shkuar në komunë se këta thonë se jemi demokratë ne dhe s’na ndihmon qeveria. Kjo urë do të rrezikojë me shumicë. Të paktën ta bllokojnë. I kam thënë të paktën hajde bllokojeni. 200 banorë kalojnë në këtë urë. Fëmijë shkolle.

Kjo është bërë e pakalueshme se sa të fryjë erë ka probleme. Unë me disa djem të lagjes e kemi pas lidhur mbrëmë,. Këtu kam pasur për të rënë në lumë unë se doja me dalë të dyqani i vëllait, më mbyti era”, shprehet ai.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV