“Realitet infrastruktura në Vlorë”/ Denaj: Rishikim i objektit të financimit jo i termave financiarë, asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një status në facebook ka theksuar se rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet ashtu si gjithë infrastruktura në zonën e Vlorës.

Denaj thotë se për këtë rrugë është rishikuar objekti i financimit dhe jo i termave financiar, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.

Ajo thotë se qeveria në këtë moment është e angazhuar për tu përballur me situatën e vështirë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

“Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës”,- thekson Denaj.

Postimi i Denaj

Sqarim për Publikun dhe Opozitën

Të nderuar Qytetarë,
Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile ⛑ për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës.
➡️ Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari.
Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet ligjore të përmbushura me përpikmëri nga Qeveria, por nuk mund të toleroj keqinformimin publik!
? Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e hapur të ndajë me palët e interesuara informacionin, që dëshmon zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesit publik, sikundër e sanksionon Kushtetuta.
Ngjyrimet politike nuk mund të fshehin faktin, se kemi të bëjmë vetëm me rishikimin e objektit të financimit dhe aspak të termave financiarë, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.
? Qeveria Rama do të vijojë të bëjë realitet infrastrukturën në zonën e Vlorës!
✅ Projekti i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka lidhur dhe po lidh një zonë të gjerë gjeografike dhe me rëndësi historike, nga Bypassi i Vlorës, në Peshkëpi, Gjorm dhe Qeparo.

Lexo edhe :  "Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake..."

✅ Rruga Gusmar-Kuc dhe Bencë-Letdush, po përfundon, duke lidhur Tepelenën me Bregdetin e Jugut, një rrugë të mbetur në ëndrrat e banorëve për më shumë se gjysëm shekulli.

? Rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet.
Shqiptarët shohin dhe dëgjojnë cfarë është bërë në këto 8 vite, me fakte dhe realitete të reja!
? Sot jemi pikërisht në shërbim të tyre, në zgjidhje të çdo vështirësie të krijuar nga reshjet.

Të fundit

Ylli i Premier League flet publikisht: Dua Barcelonën, Spanja është e bukur

Lojtari i Manchester United, Marcus Rashford, ka thënë se do të dëshironte t'i bashkohej Barcelonës këtë verë dhe të...

Hungaria dhe Sllovakia bllokojnë sanksionet e BE-së kundër Rusisë

Hungaria dhe Sllovakia kanë vendosur të mos e mbështesin planin e BE-së për paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë, njoftoi të hënën ministri...

Taulant Balla takohet me shqiptarë të suksesshëm: Ju kontribuoni për Shqipërinë

Ministri i Shtetit dhe drejtuesi Politik i PS për Diasporën, Taulant Balla ka zhvilluar një takim të veçantë me dy përfaqësues të komunitetit shqiptar...

Henry Larsen, kalimi i parë i suksesshëm nga perëndimi në lindje

23 qershor 1940 Rruga Veriperëndimore, një kapitull i rëndësishëm në eksplorimin detar kanadez dhe në historinë e Arktikut Në verën e vitit 1940, një nga udhëtimet...

Bilanci, në Shqipëri hynë 472 klandestinë vetëm në 5 muajt e 2025

Në 5 muajt e parë të këtij viti, nga Policia Kufitare dhe Frontex janë kapur 472 emigrantë të parregullt. Ata futen në Shqipëri kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV