Twitter i mbyll përgjithmonë llogarinë Donald Trump

Twitter ia ka mbyllur përfundimisht Presidentin Donald Trump nga platforma sociale, tha kompania të Premten në mbrëmje.

Pas një rishikimi të ngushtë të Cicërimave të fundit nga llogaria @realDonaldTrump dhe kontekstit rreth tyre, ne e kemi pezulluar përfundimisht llogarinë për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës,” tha Twitter.

Llogaria e presidentit u ndalua fillimisht për 12 orë në 6 Janar për shkak të “shkeljeve të rënda të politikës sonë të Integritetit Qytetar”, pasi ai përdori platformën për të dënuar me tweet kundër Zëvendës Presidentit Mike Pence ndërsa mbështetësit e tij sulmuan në Kapitol.

Në kontekstin e ngjarjeve të tmerrshme këtë javë, ne e bëmë të qartë të Mërkurën se shkeljet shtesë të Rregullave të Twitter potencialisht do të rezultonin në këtë mënyrë veprimi“, thuhet më tej në deklaratë.

Që në kohën e zgjedhjeve të 3 Nëntorit, Twitter disa herë kishte bllokuar mesazhet e Trump, duke i cilësuar si të pavërteta, sidomos ato postime që kishin të bënin me pretendimet për vjedhjen e votave.

Edhe kompanitë Facebook dhe Instagram kanë njoftuar më 7 janar se kanë vendosur t’ia bllokojnë llogaritë Trumpit në këto dy platforma, për të paktën dy javë, derisa Joe Biden të inaugurohet si president i SHBA-së./Bl.Ba/Fjala.al