Donald Trump shkarkohet apo jep dorëheqjen? Ja çfarë shkruan faqja zyrtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një përditësim në faqen zyrtare të qeverisë amerikane ka shkaktuar konfuzion të madh në rrjetet sociale lidhur me fatin e presidentit Donald Trump.

Në një kohë kur demokratët paraqitën ditën e sotme në Dhomën e Përfaqësuesve rezolutën që kërkon shkarkimin e Trump për “nxitje të kryengritjes” që më pas shkaktoi dhunën e protestuesve në Kapitol, faqja shtetërore State.Gov ka përditësuar informacionin te biografia e Trump, duke thënë se mandati i tij ka përfunduar sot.

“Mandati i Donald J. Trump ka përfunduar në 2021-01-11 19:48:39”, thuhet në faqen për biografinë e presidentit amerikan Trump, raporton Newsbomb.al.

Por sipas Kushtetutës së SHBA, mandati i presidentit mbaron në mesditën e 20 Janarit, kur edhe betohet presidenti i ri i zgjedhur.

Nuk dihet nëse ky është një gabim, apo nëse Trump ka dhënë dorëheqjen apo është shkarkuar.

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV