Formula 1, pas Australisë, edhe Kina ka kërkuar shtyrjen e garës së saj për në vjeshtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Australisë, edhe Kina ka kërkuar shtyrjen e garës së saj të Formula 1. Për shkak të situatës së krijuar nga epidemia, autoritetet vendore, nuk janë gati për të pritur Çmimin e Madh, i përcaktuar për t’u zhvilluar në 11 prill. Kështu, Shanghai kërkon shtyrjen e garës për në vjeshtë. Duket se kalendari ambicioz i Formula 1 për 2021, me 23 gara do të pësojë ndryshime, për shkak të epidemisë së Covid-19. Pas Çmimit të Madh të Australisë, organizuesit e të cilit ende nuk kanë dhënë “dritën jeshile për zhvillimin e garës, tani është radha e Kinës, që ka kërkuar një shtyrje të garës së saj për në vjeshtë.
Çmimi i Madh i Kinës ishte parashikuar të zhvillohej në 11 prill 2021 në Shanghai. “Kemi qenë në bisedime me “Formula One Group”, çdo javë. Ne e kemi bërë të qartë se vendi ynë do ta ketë të pamundur ta presë garën e tij në prill”, – kanë deklaruar autoritetet kineze. Fjalët e Jibin Jangut, menaxherit të përgjithshëm të organizimit të garës, lënë shumë pak vend për optimizëm. Çmimi i Madh i Kinës, sipas kalendarit, që është një rekord më vete, është i treti. Por realiteti nuk fal. Dhe epidemia që ka shpërthyer në shkallë globale, i ka detyruar shumë shtete të marrin masa të rrepta.
Ashtu si edhe në sezonin 2020, ishin Australia dhe Kina dy shetet e para që anuluan garat e tyre. “Synojmë ta shtyjmë garën tonë, të paktën për gjysmën e dytë të vitit, e për këtë kemi paraqitur edhe një kërkesë, – ka thënë Jangu. – Gjithnjë kjo shtyrje duhet miratuar edhe nga autoritetet vendore, pasi sipas të gjitha gjasave, shumë veprimtari sportive ndërkombëtare, për t’u zhvilluar në Shanghai, do të shtyhen në vjeshtë, ndaj do të jetë ndoshta e pamundur për t’u bërë.” I mbetet tanimë Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit (FIA) të gjejë hapësirat e duhura, për data të lira në vjeshtë.
Kjo, kur, të paktën deri tani, dy gara, Australia dhe Kina, kanë kërkuar shtyrjen e Çmimeve të tyre të Mëdha për në këtë periudhë. Ndërsa fakti që garat të bëhen pa publik edhe në 2021, duket se është konkret.

Të fundit

A ngjitet murtaja e bagëtive të imëta te njerëzit? Ministria e Bujqësisë sqaron qytetarët

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur sot se deri tani raportohen 4 vatra të murtajës në...

“Berisha e ktheu PD më keq se zhgënjimi i tij më i madh, Basha”

Analisti Martin Leka thotë se Sali Berisha e ktheu PD më keq se armiku dhe zhgënjimi i tij më i madh, Lulzim Basha. Në emisionin...

Nënë e bir mbyten në pishinë, kryetari i komunës: Na e keni vrarë zemrën…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Deçanit, ku një nënë e re dhe djali i saj kanë ndërruar jetë. Lajmin e hidhur...

“Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon, sesa me Ramën”

KRESHNIK SPAHIU - 12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar...

Alimehmeti: Sistemi zgjedhor, kurth për garën brenda partisë

Ilir Alimehmeti i cili në zgjedhjet e 11 Majit kandidoi nën siglën e Partisë Demokratike, ka komentuar në emisionin "Real Story" sistemin zgjedhor. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV