KOKSH / Asambleja e Jashtëzakonshme mbahet në shtetrrethim, shkarkohet presidenti Bezhani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar vazhdon të notojë në ujëra të turbullta, teksa 2021-shi ka nisur me një tjetër episod kontradiktor. Të dielën, më kërkesë të 2/3-ve të anëtarëve, siç edhe e parashikon statuti, është mbledhur në kryeqytet Asambleja e Jashtëzakonshme e organizmit që qeveris lëvizjen olimpike shqiptar. Gjithçka ka ndodhur në fshehtësi të plotë, pa asnjë njoftim për mediat, të cilat më pas nuk janë lejuar as të futen në mjediset ku po zhvilloheshin punimet e Asamblesë.
Ndërkaq, teksa protokollet shëndetësore për mbrojtjen nga Covid-19 nuk lejojnë grumbullimin e jo më shumë se 10 personave, në sallën ku është mbajtur kjo Asamble, ndonëse me një largësi të pranueshme nga njëri-tjetri, kanë qenë afro 60 persona. Po, kështu, edhe më pas, të paktën deri 24 orë më vonë, nuk ka patur asnjë deklaratë zyrtare mbi atë që ndodhi. Interesant është fakti se në Asamblenë e Jashtëzakonshme të zhvilluar të dielës nuk merrnin pjesë as Presidenti Viron Bezhani, i cili ka deklaruar nuk është njoftuar.

Por as Sekretari i Përgjithshëm Stavri Bello, i cili ndodhet jashtë Shqipërisë për arsye personale, dhe as përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të cilët, të kontaktuar nga Fjala.al, nuk kanë pranuar të komentojnë mbi mungesën e tyre në këtë Asamble. Po kështu, në Federatën Shqiptare të Futbollit kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar zyrtarisht, ndaj nuk kanë marrë pjesë, ndërsa disa Federata të tjera, siç ishte ajo e Basketbollit, janë njoftuar, por nuk kanë marrë pjesë. Tre ishin ndryshimet që ishin kërkuar, por nuk kanë gjetur mbështetje të plotë.
Dy prej pikave janë miratuar dhe kështu nuk do të vazhdojnë të qëndrojnë më me të drejtë vote anëtarët me titull individual në përbërje të KOKSH-it, ndërsa shoqatat sportive që drejtojnë një sport olimpik duhet të kenë një votë. Një prej pikave më të nxehta ishte që të përjashtoheshin nga kandidimi i personave të përfshirë në politikë në pesë vitet e fundit, gjë që është hedhur poshtë me votim. Po kështu, në Asamblenë e Jashtëzakonshme, është vendosur që të shkarkohet presidenti Viron Bezhani, me 45 vota pro dhe 9 kundër.
Këto ndryshime në Statut duhet të kalojnë në gjykatë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Burime zyrtare në Ministri kanë pohuar për Fjala.al se po presin të vijnë materialet e kësaj Asambleje, për të verifikuar si ligjshmërinë e saj, ashtu edhe të vendimeve të marra në të.

Të fundit

Qeveria rrit buxhetin për pensionet dhe mbrojtjen/ Shkurtime për SPAK-un

Buxheti i viteve 2026-2028 do të fokusohet tek mbrojtja dhe pensionet. Programi afatmesëm i botuar në Fletoren Zyrtare projekton...

1985 Fundosja e “Rainbow Warrior”

Më 10 korrik 1985, në portin e Auckland-ut në Zelandën e Re, një akt sabotimi tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ekspozoi fytyrën e errët të...

Analiza: Shumë njerëz në Gjermani nuk mund të jetojnë nga rroga

Kur Kancelari gjermanFriedrich Merzdoli në sallën e Bundestagut  së fundmi për të paraqitur ai përdori stilin e tij tipik të drejtpërdrejtë, mbi atë që ai e quajti një...

Netanyahu: Armëpushimi i përhershëm në Gaza është i dyshimtë

Qeveria izraelite beson se shanset për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gaza janë “të dyshimta”. Vlerësimi pesimist, në një konferencë për shtyp të...

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkon dënimin me burgim të përjetshëm të shtetasit A.M. për veprat penale...

Lajme të tjera

Web TV