Krizë dëmtimesh tek Milani, Tonali “bie” në ndeshjen ndaj Torinos, çalon edhe Brahim Diaz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milani vuan mungesat në mesfushë. Mungesave të tjera i shtohet edhe Tonali, që u dëmtua në ndeshjen ndaj Torinos. Për këtë aryse, drejtuesit e klubit kuqezi, kanë filluar bisedimet me Torinon, për të sjellë në skuadër Meiten. Kështu, ka një tjetër mungesë te skuadra e Milanit. Gjatë ndeshjes kundër Torinos, arkivohet një tjetër dëmtim. E sërish në repartin e mesfushës. Bëhet fjalë për Sandro Tonalin, ish-mesfushorin e Breshias.
Ai ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë. Gjendja e tij do të vlerësohet nga stafi mjekësor në ditët në vijim, por emergjenca në repartin e mesfushës te Milan vazhdon. Këtyre dëmtimeve iu shtohet edhe Brahim Diazi, që ka dalë nga fusha duke çaluar. Pas verifikimeve të para, futbollisti ka një dëmtim në kavilje. Për këto arsye, drejtuesit e Milanit po kërkojnë një përforcim të menjëhershëm në mesfushë për skuadrën e Stefano Piolit.
Ideja e fundit ka qenë për mesfushorin e Torinos, Sualiho Meïtén, francezin me origjinë nga Bregu i Fildishtë. Menjëherë kanë filluar bisedimet midis Masaras dhe kolegut të tij te Torino, Davide Vagjati: “Marrëveshja do të përfshijë marrjen e futbollistit në formë huazimi, me të drejtë blerje prej 10 milionë Eurosh”, – shkruhet në faqen zyrtare të Milanit në Internet.

Të fundit

Tenton t’i ikte policisë me 25 kg kokainë, shqiptari përplaset me shtyllën dhe humb jetën

Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Nettuno të Italisë pasi u përplas me një shtyllë telefonike gjatë...

Aksident i rëndë në Gjermani, MEPJ: Tre shqiptarë kanë humbur jetën

Ministria e Jashtme përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se në një aksident të rëndë rrugor, të regjistruar këtë të dielë në Gjermani,...

Norris triumfon në Monako, tremb shokun e skuadrës. Verstappen jashtë podiumit

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Monakos në Formula 1, i dyti trofe këtë sezon pas atij në Australi. Piloti anglez, i...

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e ardhshëm, 4 deputetë të dalë...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV