Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë kosovari me rrezikshmëri të lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 40-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet ligjzbatuese kosovare, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë” është arrestuar në Tiranë.

Policia thotë se në kuadër të operacionit të koduar “Lokalizimi”, ka rënë në pranga shtetasi me iniciale G.M., banues në Kosovë, i cili strehohej në një banesë me qira, në rrugën “Jordian Misja” në kryeqytet.

I ndaluari fshihej në Tiranë dhe autoritetet ligjzbatuese kosovare e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja e mbetur në tentativë”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.

Ky shtetas, i cili konsiderohej një person me rrezikshmëri shoqërore, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin S. M. dhe pas tentativës është larguar ilegalisht nga territori i Kosovës.

“Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, vijon procedurat për ekstradimin e 40-vjeçarit drejt Kosovës”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Një shqiptar merr “Djallin”, nis epoka e Igli Tares te Milani

Igli Tare është emëruar zyrtarisht si Drejtori Sportiv i ri i Milanit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare që e...

“Më bënë magji të zezë”, 51-vjeçarja shqiptare përndjek për 10 vite fqinjët

“Ajo ishte e bindur se ne ishim të këqij, se ne ishim djalli dhe se ne e shikonim me sy të keq. Ajo nuk...

“Opozita kërkon destabilitet, kurse PS sheh nga Europa”

Partia Socialiste mori një rezultat të thellë me 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por kontribut dhanë edhe disa përfaqësues të opozitës...

Skandal në Florida, 18 ushtarë qëllojnë me armë në një plazh të mbushur me pushues

Një grup prej të paktën 18 ushtarësh të forcave elitare amerikane Army Rangers tronditi pushuesit në Crab Island, Florida, kur ata qëlluan me armë...

“Non grata” nga amerikanët, Franca e Gjermania sanksione ndaj Milorad Dodik

Bashkimi Evropian duhet të pezullojë projektet financiare që janë të dobishme për Republikën Sërpska, dhe të shqyrtojë vendosjen e sanksioneve të synuara ndaj individëve...

Lajme të tjera

Web TV