Rama: Do të vaksinohem sot, procesi nis në orën 15:00

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në konferencën e përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kryeministri Edi Rama tha se vaksinimi do ta bëjnë fillimisht personat që janë në vijën e parë.

Ndërsa zbuloi se vaksinën do ta bëjë sot për të treguar se është e sigurt dhe për të dhënë mesazh ndërgjegjësues tek qytetarët, Rama shtoi se vaksina nuk është e detyrueshme me ligj.

Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë.

Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama.

Gjithashtu ai shtoi se procesi i vaksinimit do të nisë këtë të hënë në orën 15:00. “Vaksina nuk është e detyrueshme me ligj, por është ama që për tu mbrojtur nga ky armik. Në orën 15:00 do të nisë vaksinimi dhe procesi i fushatës”, tha më tej Rama./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik...

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

Lajme të tjera

Web TV