Tiranë/ I shkon në banesë dhe përdhunon ish të dashurën, pranga të riut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një djalë të ri i cili është denoncuar nga ish-e dashura e tij për dhunë dhe përdhunim.

E reja i është drejtuar Komisariatit për denoncim dhe është shprehur se ish i dashuri, i ka shkuar në banesë dhe pasi e ka rrahur, sipas saj ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Mësohet se në pranga ka rënë 30-vjeçari Ledjon Spahiu i cili mban dhe identitetin Besmir Kurtdeda.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë””, thuhet në njoftimin e policisë.

Burime policore bëjnë me dije se pas denoncimit, vajza mësohet se ka marrë urdhër të menjëhershëm mbrojtje./ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Të rikthehemi tek lapsi dhe letra! Përfitimet e të shkruarit me dorë

A keni vështirësi të përthithni informacion kur studioni? Rikthehuni tek letra dhe lapsi. Sipas një studimi të fundit shkrimi...

“Boritë e humbjes u dëgjuan dje”/ Rama ironizon rezolutën e PD në PPE: Mal me broçkulla

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin me ndjekësit përmes rubrikës “Sy m’sy” në rrjetet sociale. Ai e nisi me rezolutën e miratuar këtë...

Jeruzalemi në flakë, të rinjtë palestinezë djegin çdo gjë pas urdhrit të Hamasit

Izraeli po përballet me një situatë emergjente për shkak të zjarreve të mëdha që kanë përfshirë disa pjesë të vendit, veçanërisht afër Jeruzalemit. Sipas autoriteteve,...

Shkodër/ 58-vjeçari pëson arrest kardiak duke drejtuar makinën, ndërron jetë

Një 58-vjeçar në Shkodër ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi pësoi një arrest kardiak teksa drejtonte automjetin. Njoftimi i policisë Në orët e para të mëngjesit, në...

SHBA dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje strategjike për mineralet e rralla

Ukraina dhe SHBA-të nënshkruan të mërkurën një marrëveshje të promovuar me forcë nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump , e cila do t’u japë...

Lajme të tjera

Web TV