“Adoleshenca e merr në qafë familjen”/ Skënder Brataj zbulon kur hiqen përfundimisht masat kufizuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat kufizuese në Shqipëri do të hiqen përfundimisht vetëm kur të bëhet e mundur arritja e imunitetit të tufës për Covid-19. Kjo ka qenë deklarata e shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj në studion e Report Tv.

“Përfundimisht do të hiqet vetëm kur do të bëhet imunizimi i tufës, pra 60-70%. Duhet pasur shumë kujdes. Adoleshenca e merr në qafë familjen. Po shohim situatën në Korçë që ishte tipike e grumbullimit të Tiranës në festat e fundviti dhe tamam do ta shohim në fund të janarit. Edhe universitetet nuk duhet të hapen. Mbajtja e maskës patjetër e jep efektin e vet pasi nuk po na mbërrin gripi akoma. Fundi i pandemisë nuk është i lidhur me vendin tonë por me të gjithë botën. Vaksina vërtet është fillimi i fundit të pandemisë por sa ka filluar. Do të durojmë edhe disa muaj të tjerë”, tha Brataj.

Duke folur për vaksinimin, Brataj u shpreh se kjo ishte një arritje e madhe për vendin që askush se priste të niste kaq shpejt.

“Kush e priste që vaksinimi do të niste dje. Unë mendoj se numri për Shqipërinë do të plotësohet. Edhe COVAX po ecën përpara. Ne garantuam 500 mijë doza jashtë kësaj marrëveshjeje. Janë të tjera marrëveshje të Qeverisë me shtete të tjera. Plus që kemi edhe prodhues të tjerë vaksinash që janë në fazat e fundit. Vaksina është e këshillueshme edhe për ata që e kanë kaluar, do ta bëjë pa asnjë hezitim. Por ka një listë prioritare. Kur të na vijë radha edhe ne do ta bëjmë. Nuk është hera e parë që shpëton njerëzimi nga vaksina. Kjo vaksinë erdhi si rezultat i disa arsyeve që çoi në prodhimin e parë. Së pari një pandemi të tillë nuk e ka parë bota prej kohësh. Plani i vaksinimit është i qartë. Së pari personeli shëndetësor për tre arsye: pasi është më i rrezikuar, është burim infektimi dhe krijon probleme me menaxhimin e spitaleve. Pastaj me fashat e riskuara”, vijoi ai.

Lexo edhe :  Avokati i Metës ia hedh fajin Kryemadhit: Kartat e kreditit janë përdorur nga Monika

I pyetur për efektet anësore të vaksinës, shefi i Urgjencës Kombëtare tha se efektet janë normale, si të gjitha vaksinat e tjera.

“Vaksina e jep efektin pas javës së parë të dozës së dytë. Efektet anësore janë të përbashkëta për të gjitha vaksinat. Ka pasur dhimbje koke, lodhje, temperaturë, dhimbje në vendin e vaksinimit por këto janë të gjitha efekte që jepen nga të gjitha vaksinat. E rëndësishme është që janë edhe të përkohshme. Vaksina ndaj bëhet për të zgjuar imunitetin”, tha ai.

Të fundit

Sopranoja Nina Muho sjell koncert recital me këngët popullore shqiptare

Nga jugu në veri, një udhëtim muzikor në rrënjët e shpirtit shqiptar, u ngjit në skenën e Teatrit Kombëtar...

“Kurti po shkel Kushtetutën dhe ligjin që vetë firmosi”

Në Kosovë, kriza politike vijon të thellohet çdo dy ditë. Këtë të martë dështoi një tjetër tentativë për konstituimin e parlamentit në Prishtinë, e...

Përmbyset kamioni në “Shkallën e Tujanit”, plagoset shoferi

Një kamion me ngarkesë është përmbysur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Për pasoje është plagosur drejtuesi i kamionit, ndërkohë...

Publikohet kalendari i La Ligas, El Clasico e parë luhet në Madrid (data)

Liga Spanjolle e Futbollit ka publikuar zyrtarisht kalendarin e La Ligas për sezonin e ri 2025-2026. Sipas shortit të hedhur këtë të martë, gara për...

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se do të bisedojë për gjendjen në Rripin e Gazës dhe për Iranin kur...

Lajme të tjera

Web TV