Kur mbaron Covidi? Mjeku Pëllumb Pipero jep lajmin e shumëpritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë pas vaksinimit nga Covid-19, mjeku Pëllumb Pipero, i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ foli për rëndësinë e vaksinimit në frenimin e këtij virusi të rrezikshëm. Ai përmendi edhe kategoritë që nuk duhet ta marrin vaksinën.

“Unë mendoj që personat që e kanë kaluar dhe kanë mbrojtje të mjaftueshme antit rupash, nuk kanë arsye që të vaksinohen. Nuk e kanë të nevojshme dhe të rekomandueshme që të vaksinohen

Përveç fëmijëve deri në moshën 18 vjeç dhe grave shtatzëna, të gjithë duhet ta marrin vaksinën”, sqaroi Pipero.

Gjithashtu Pipero tha se nisja e vaksinimit është një lajm mjaft i mirë dhe shumë shpejt do të nisë të shuhet pandemia.

“Unë mendoj që fundi i marsit do fillojë të flasë ndryshe, jo vetëm për Shqipërinë, por ndoshta edhe për Europën edhe më gjerë, për gjithë botën. Pra do të fillojë të shuhet gradualisht pandemia.

Normalisht bishtat e pandemive janë të gjatë, zgjasin ndonjëherë deri në 6 muaj, por unë besoj fort që fundi i marsit do të na gjejë më të relaksuar. Besoj vera do na gjejë shumë më të lirë”, theksoi mjeku Pipero.

Të fundit

Mero Baze: Hipokrizia e Berishës me kandidatët e vet

Ka dy modele sjelljeje ndaj kandidatëve që kanë pretendime për votën preferenciale, e cila sipas tyre nuk është numëruar...

“Nuk jam Nesti Angoni”, çfarë po paralajmëron Myslim Murrizi?

Demokrati Myslim Murrizi sot ka shkruar një postim të gjatë në rrjetet sociale, ku ka vijuar me akuzat e tij brenda PD dhe ka...

“PD do të shkatërrohet nëse nuk dëgjon çfarë do elektorati, por ndjek Berishën”

nga SPARTAK NGJELA - E djathta shqiptare është në krizën e identitetit të saj - kjo është e vërteta politike e kësaj kohe. Dhe...

Blendi Kajsiu: Bashkia e Tiranës shkërrmoq propagandën për ‘vjedhjen’ e zgjedhjeve

Përralla e vjetër elektorale e berishizmit është se zgjedhjet nuk i humb Sali Berisha por i manipulon Edi Rama, me krimin e organizuar, me...

Jakin Marena: Vesi del me shpirtin, pse Berisha ‘përlotet’ për zgjedhjet në komunizëm?!

Kryetari i PD, Sali Berisha, po përdor të gjitha mënyrat dhe mjetet për të bindur mbështetësit e vet demokratë në alibinë e tij, se...

Lajme të tjera

Web TV