“U rrëmbeva nga alienët”: Publikohen dokumentet sekrete të CIA-s mbi UFO-t

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

UFO-t janë një temë plot mister që tërheq mjaft vëmendjen e publikut duke u bërë lajmet më të lexuara në media.

Sëfundmi, CIA ka deklasifikuar një numër të madh dokumentesh në lidhje me incidente të ndryshme që kanë ndodhur me Objekte Fluturuese të Paidentifikuara, të cilat janë përmbledhur në akronomin (Unidentified Flying Object) UFO.

Uebfaqja Black Vault ka siguruar disa prej këtyre dokumenteve duke hedhur dritë mbi disa ngjarje të çuditshme në vende të ndryshme të botës.

Mes dokumenteve të publikuara konstatohet një shpërthim misterioz në një qytet të vogël në Rusi. Banorët pretenduan se kishin parë një “top të zjarrtë lëvizës” dhe spekuluan për UFO. Ushtria e zonës arriti në përfundimin se ishte një shpërthim për shkak të një stoku të nitrati amoni. Në lidhje me këtë, hetimi i CIA-s ishte i paplotë.

Në një tjetër dosje bëhet fjalë për një incident të ndodhur në Bosnje, ku një burrë i zhdukur për disa kohë tha se kishte patur kontakt me UFO-t.

Publikimi i dokumenteve të CIA-s vjen gjashtë muaj përpara raportit mbi UFO-të që do të bëhet publik nga qeveria amerikane.
Ekspertët e inteligjencës kanë 180 ditë kohë për të formuluar një raport zyrtar mbi shenjat ose avionët sekret pranë bazave ushtarake amerikane, i cili do të dalë më vonë.

Të fundit

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por, një problem në aeroport mesa...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Lajme të tjera

Web TV