Vaksinat e para u sollën në Shqipëri nga Pfizer Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Pfizer ka sjellë vaksinat e para anti-COVID-19 në Shqipëri. Ato kanë mbërritur në vendin tonë përmes aeroportit të Rinasit. Dozat e para të vaksinave nga Pfizer, vijnë në Shqipëri nga Gjermania.

Dje, Shqipëria nisi zyrtarisht procesin e vaksinimit, ku të parët ishin mjekët dhe infermierët e spitaleve COVID.

Brenda 1 ore u vaksinuan 50 persona, ndërsa për të demostruar sigurinë e vaksinës, atë e kreu dhe vetë kryeministri.

Dje në konferencë, Rama tha se nuk do ta tregonte emrin, por në dokument verifikohet se vaksina erdhi nga Gjermania dhe u zhdoganua në Shqipëri në 11 janar 2021.

Vaksina e Pfizer/BioNtech ka mbërritur në vendin tonë bashkë me të gjithë strukturën e nevojshme, shiringa dhe flakonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ndërpritet puna në pikën kufitare të Qafë Thanës/ Pala maqedonase me probleme

Puna në pikën kufitare, në dalje të Shqipërisë, është ndërprerë. Sipas njoftimit pala maqedonase ka probleme në sistemin e regjistrimit...

2025-a regjistroi dëme kolosale nga zjarret. U dogjën mbi 54 mijë hektarë pyje

Më shumë se 54 mijë hektarë pyje dhe kullota janë djegur deri më tani nga zjarret në vendin tonë sipas të dhënave të Sistemit...

Ethet e arit në Klondike, kur lumi mori ngjyrën e arit

Viti ishte 1896. Tre eksplorues – Skookum Jim Mason, kushëriri i tij Dawson Charlie dhe gjuetari amerikan George Carmack – po udhëtonin përgjatë përroit...

“Qëllimi është gjithmonë paqja”, Ambasada amerikane ndan imazhin historik

Ambasada amerikane në Shqipëri ka ndarë me ndjekësit një foto të presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin, duke shoqëruar...

Tregtia e mallrave të konsumit nxit rritjen ekonomike

Shpenzimet e konsumatorit në Kinë patën rritje të qëndrueshme në periudhën janar- korrik , me shitjet me pakicë të mallrave të konsumit që u...

Lajme të tjera

Web TV