Dita e dytë e vaksinimit/ 60 doza për epidemiologët dhe mjekë të spitaleve Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Specialistët e Shëndetit Publik theksojnë se edhe pas vaksinimit duhet bërë kujdes të paktën për dhjetë ditë për t’u mbrojtur nga infektimi

Nga Fernada Cenko

Dje ka vazhduar vaksinimi në Stadiumin Kombëtar “Air Albania” por me më pak doza së ditën e hënë. Gjithësej janë injektuar 60 doza anticovid kryesisht tek epidemiologë të qarkut të Tiranës, por dhe mjekë të spitaleve Covid. Për 975 dozat e dhuruara nga një shtet i Bashkimit Europian do të zbatohet me korrektësi protokolli i kompanisë Pfizer.

Rreth 500 persona që do të vaksinohen në këtë fazë të pare, pas 21 ditësh do të marrin dozën e dytë. Specialistët e Shëndetit Publik theksojnë se edhe pas vaksinimit duhet bërë kujdes për t’u mbrojtur nga infektimi. Duhen 7 deri në 14 ditë nga doza e parë për krijimin e antitrupave. 50 mjekët që kryen vaksinën në ditën e parë, si dhe kryeministri Rama, nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Këtë e konfirmoi edhe kreu i qeverisë gjatë inspektimit të vaksinimit në ditën e dytë të fushatës.

Vaksina e Pfizer po mbahet në kushte frigoriferike -80 gradë në Institutin e Shëndetit Publik. Ndërsa, për 5 ditë, ajo mund të qëndrojë në temperatura deri në 8 gradë para injektimit. Efektet anësore të vaksinës janë të ngjashme me shenjat e Covid-it, temperaturë, dhimbje koke dhe muskujsh. Këto shqetësime nuk zgjatin më shumë se 2 ditë dhe sipas ekspertëve, kryesisht shfaqen pas dozës së dytë.
Origjina e Vaksinë.

Vaksina anti-covid që ka mbërritur dhe po aplikohet në Shqipëri është prodhim gjerman i kompanisë Pfizer. Rama e përmendi edhe dje në stadiumin ‘Air Albania’ emrin e kompanisë prodhuese, por sërish nuk tha gjë për as vendin prodhues dhe as për atë që i ka dhuruar vaksinat. Por nga mediat është siguruar dokumentet e zhdoganimit të 975 dozave të para, ku vërehet se vendi i origjinës dhe i eksportit është Gjermania, ndërsa që pjesa tjetër e produkteve, shiringat, aget dhe substancat shoqëruese kanë adresën e shtetit fqinj, Itali.

Lexo edhe :  “Serbia kërkon luftë, po e tregon hapur”/ Shqipëria dhe Kosova të përgatiten

Sasia e vaksinave ka hyrë në datën 11 janar nga aeroporti i Rinasit, dorazi dhe është marrë në dorëzim nga një kompani shqiptare, por ende mbetet mister emri i shtetit që i dhuroi këto vaksina. Ditën e hënë në konferencë, kryeministri Rama tha se nuk do ta tregonte emrin e tij, për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit. Por sipas burimeve vendi i prodhimit të vaksinës është Gjermania, më saktë fabrika “Pfizer BioNtech ManufacturinG GMBH, Germany” dhe ajo është tërhequr dorazi nga autoritetet shqiptare. Shqipërisë, sipas asaj ç’ka shkruhet në dokument i janë dorëzuar 195 flakonë të vaksinës, një prej të cilëve përmban 5 doza vaksinë anti Covid.

Të fundit

“Plumbat vinin nga pas”, ish-prokurori Arjan Ndoja ‘zbërthehet’ në GJKKO

Ish-prokurori Arjan Ndoja, sot deputet i zgjedhur i PD-së, Arjan Ndoja, ka dëshmuar ditën e sotme në Gjykatën e...

“Ul kokën para meje, se të njoh mirë kush je”/ Klodiana Lala përplaset me sekretarin e PL

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe gazetarja Klodiana Lala u përfshinë në një debat të fortë, në emisionin "Të Paerkspozuarit”...

Çfarë do të bëje nëse do të kishe një kukull të frikshme të ngjashme me nënën tënde?

Ja çfarë bëri një vajzë shtatëvjeçare në fotografitë eartistes polake Aneta Grzeszykowska Nga Ariela Bard Në një prej fotografive të artistes polake Aneta Grzeszykowska, vajza e...

Shqipëria mes tërmeteve dhe zjarreve, por pa kulturë sigurimi

Ponari, CEO i SIGAL: Sigurimet ndërtojnë liri dhe dinjitet Viti 2024 shënoi rekordin historik të temperaturës globale. Shkrirja e akullnajave, vdekjet nga nxehtësia dhe përhapja...

“Marrëdhënia ime me Ramën”/ Flet Sara Mila: Ja si u bëra një nga deputetet më të votuara

Në një intervistë të gjatë me Roland Qafokun në emisionin “Dekalog” në DritareTV, deputetja e re e Partisë Socialiste, Sara Mila, tregoi për herë...

Lajme të tjera

Web TV