FIBA Evropë, kërkesë qeverisë shqiptare: Hapni dritën jeshile për basketbollin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori Ekzekutiv, Novak, letër qeverisë shqiptare, reagon edhe FSHB-ja. Ngërçi që ka përfshirë lojërat me dorë për shkak të epidemisë së virusit “Covid-19” ka sjellë edhe reagimin e organizmave ndërkombëtarë dhe është “FIBA Evropë”, federata që qeveris basketbollin kontinental, që i ka dërguar një letër qeverisë shqiptare.

Letra e nënshkruar nga Drejtori Ekzekutiv i “FIBA Evropës”, Kamil Novak, theksohet se “diskutimet midis sportit dhe qeverisë duhet të shkojnë në të njejtën linjë dhe jo në kahe të kundërta, njëkohësisht kërkohen konsultime dhe dëshirë për mirëkuptuar të dyja palët”.
Duke iu referuar kontakteve me Ministrat e Sportit të Bashkimit Evropian, Novak thekson se të gjithë Ministrat konfirmuan se “Të mos luash nuk është zgjedhje”, duke argumentuar se një koncept mjekësor është krijuar, zhvilluar dhe miratuar për garat përkatëse.

“Unë e di, se ju do të merrni një propozim të detajuar nga Federata Shqiptare e Basketbollit, që shoqëron këtë letër”, – thotë zyrtari i koshit kontinental, i cili, më tej vijon: “Do të këmbëngulja që ju dhe kolegët tuaj, ta merrni në konsideratë të lartë përmbajtjen e saj.”
“Përveç përfitimeve fizike dhe emocionale nga ushtrimi me sport, mendojmë se ka dhe një sfidë të madhe, ajo e shëndetit mendor, – ka kujtuar Novaku.

-Askush nuk dëshiron shkurtime apo vakum, por duam që të konsiderohet e gjithë tabloja sportive, për të cilën jemi të sigurt se jeni të angazhuar për ta bërë.” në mbyllje Drejtori Ekzekutiv i “FIBA Evropës”, thekson se Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) është profesionale dhe kompetente aq sa duhet që t’i besohet në mënyrë absolute zbatimi i të gjitha udhëzimeve dhe rregulloreve e protokolleve për shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve, për rifillimin e lojës.”

Lexo edhe :  Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

“Ne sinqerisht kërkojmë prej jush, t’u besoni atyre për rihapjen e sigurt të basketbollit në Shqipëri”, – përfundon letra e Kamil Novakut. Ndërkaq, bashkangjitur me këtë letër, edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, u ka drejtuar një shkresë autoriteteve shtetërore, ku, ndër të tjera, vihet në pah fakti se, për shkak të pezullimit të sportit, Shqipëria u përjashtua nga Evropiani i Femrave, ndërsa pjesëmarrja e Kombëtares së koshit të meshkujve u reduktua në një paraqitje për të ardhur keq.

“Kemi hyrë në muajin e 11-të të moszhvillimit të aktivitetit tonë sportiv, që jo vetëm sjell humbje të mëdha në burime njerëzore, me efekte të jashtëzakonshme financiare, sociale dhe shëndetësore, por ndjell frikë dhe pasiguri për vazhdimësinë”, – thekson ndër të tjera shkresa e nr. 2 të organizmit që qeveris basketbollin shqiptar, që në mbyllje shpreh besimin për një përgjigje pozitive dhe hapjen e dritës jeshile për basketbollin.

Letter to SG ALB Government_12 by Gazeta Fjala on Scribd

MSHMS-Janar2021 by Gazeta Fjala on Scribd

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV