Rezarti i kujtoi Gërdecin dhe i përmendi të atin, i kthehet Kleoniki: Dele të politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy ditë më parë i gjithë rrjeti u mbush me lajme rreth debatit mes modeles dhe këngëtares Kleoniki Delijorgji dhe Rezart Veleshnjas. Debati u zhvendos nga studioja e “Shiko kush luan” në rrjetet sociale.

Ishte Kleoniki ajo që bëri një status për Rezin në Instastory ku e cilësonte “seksist, mizogjen, djall”. Ajo shprehej se “të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të kthesh përgjigje tregon nivelin tënd zero”.

Nuk ka munguar përgjigja e Rezit, i cili ka reaguar po në Instastory. Ai nuk ka ngurruar t’i përmendte babain dhe e ka konsideruar atë me probleme psikike.

Ditën e sotme modelja ka publikuar një foto krah të atit ku shkruan se i ati është i pafajshëm rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Gërdec, teksa shton se ai e ka arritur çdo gjë vetë dhe është njeri i drejtë.

Kleoniki i cilëson personat që i kanë sharë familjen në inbox si “dele të mediave, politikës dhe sistemit.”

E gjitha nisi mbrëmjen e të shtunës, kur modelja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një aftësi të veçantë. Ajo tha se mund të shoh fatin e njerëzve nëpërmjet letrave. Ajo tha se letrat e saj janë me engjëj dhe se ajo komunikon vetëm me engjëj.

Për realizimin e kësaj loje ajo zgjodhi Françeska Jaçen të cilës i tha: “Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai(drejton gishtin nga Rezarti) nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi. Nuk ka të bëjë me miq kjo gjë. Ti duhet tu vendosësh limite njerëzve që të dinë se ku mund të kalojnë dhe ku mos të kalojnë me ty.”

Lexo edhe :  Merr fund lidhja e Loredanës me Jozin! "Nuk jam e fiksuar me muskujt"

Sakaq, Rezi ndërhyri duke thënë “Të të bëj një lapsus se the “Ai atje nuk të ka respektuar”. Unë, Rezi, e kam shoqe atë.” “Edhe çfarë? Unë jam ofenduar që jam këtu femër. Dhe kaq nuk po flas me ty. Në këto momente unë jam e lidhur. Mirupafshim”-ia ktheu modelja. Pas këtij momenti Rezi e ktheu çdo gjë në humor duke ironizuar faktin se ajo mund të parashikojë fatin.

Të fundit

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Në kuadër të hetimit mbi procedimin penal nr.1419, datë 24.10.2019, rezultoi se shtetasi T.Zh., me anë të përdorimit të dokumentit të falsifikuar “Vendimi nr.249,...

Lirimi i ish-deputetit Salianji, flet analisti: U soll mirë

Analisti Artur Nura u shpreh se ka një lirim me kusht, por jo një pafajësi për Salianjin, duke nënvizuar nuk mori “pafajësinë”, por u...

Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Një gjetje krejt e pazakontë ka ndodhur kohët e fundit në duart e përkthyeses së njohur Etleva Kondakçiu. Teksa kishte blerë një libër të...

Lajme të tjera

Web TV