Gjendja e akseve/ ARRSH: Rënie gurësh vetëm në Elbasan-Rrogozhinë

ARRSH ka lajmëruar përmirësim të gjendjes së akseve rrugore në të gjithë Shqipërinë.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet tashmë kanë pushuar dhe rënie gurësh ka pasur vetëm në Elbasan-Rrogozhinë.

Edhe në këtë aks është ndërhyrë menjëherë duke bërë pastrimin e plotë. Të gjitha asket janë të kalueshme dhe pa probleme për qarkullimin rrugor.

“?Reshjet e shiut dhe të borës kanë pushuar ? duke sjellë një përmirësim të gjendjes së akseve ?

?Në segmentin rrugor Elbasan-Rrogozhinë (Paulesh) ka pasur rrënie gurësh, janë marrë masa menjëherë nga grupi i punës ?dhe është bërë pastrimi i plotë i aksit ?

? Vazhdon puna për mirëmbajtjen rutinë.

Nuk ka problememe me qarkullimin në të gjitha akset kryesore ?”, thuhet në njoftimin ARRSH./Bl.Ba/Fjala.al

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1226132981114642&id=448230332238248