Manchester United në krye të Premier League me golin e Pogba

Manchester United ka marrë kryesimin e Premier League dhe tashmë është pretendenti kryesor për titullin.

Në transfertën e vështirë të Burnley, Pogba i dha fitoren ‘Djajve’ me golin në minutën e 71′. Të besuarit e Solskjaer tashmë e shohin veten 3 pikë sipër Liverpool të vendit të dytë.

Kjo ishte një fitore e rëndësishme, pasi United pritet që ndeshjen e radhës ta ketë pikërisht me Liverpool, rivalët historik.

Manchester United është ekipi me më shumë trofe të Premier League, plot 20, por për herë të fundit e ka shijuar para 8 viteve, në sezonin 2012-2013 me Sir Alex Ferguson në krye./Fjala.al