Milani, të rinjtë që premtojnë për ringritjen e klubit të lavdishëm italian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse të rinj në moshë, futbollistët e Milanit, të aktivizuar në ndeshjen kundër Torinos, treguan pjekuri dhe aftësi. Pioli i detyruar nga mungesat e shumta, i aktivizoi ata edhe në pozicione të tjera në fushë, e të gjithë dhanë më të mirën. Milani, me lojtarët e tij të rinj, kalon një tjetër provë pjekurie, duke u kualifikuar për në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Edhe njëherë tjetër u pa forca e grupit të Piolit, ku të gjithë janë në shërbim të skuadrës. Kjo duhet theksuar, sepse ky fakt po bën diferencën në skuadrën e kuqezinjve. Shembujt flasin vetë, Kalabria që bëhet mesfushor qendre, ishte ndër më të mirët kundër Torinos, ose Kalulu që ishte dhe mbrojtës i majtë edhe në qendër të fushës. Sakrifica që të kthejnë buzëqeshjen më pas.
Gjithçka po shkon mirë, aq sa edhe për Maldinin e Masarën bëhet i vështirë misioni për të sjellë diçka më të mirë nga merkato. Para së gjithash, duhet mbyllur rinovimi i kontratës me Hakan Çalhanollu. Futbollisti turk po luan mirë, dhe pas 11-metërshit vendimtar të realizuar kundër Torinos, firma e tij në kontratën e re mund të jetë dhurata e duhur për të gjithë milanistët.
Përsa i përket mbrojtjes, dëmtimi i Mohamed Simakanit dhe qëndrimi i tij dy muaj jashtë fushe, e ka detyruar Maldinin të heqë dorë për momentin, por jo përfundimisht. Ndaj vëmendja shkon drejt dy alternativave të tjera, Ozan Kabak të Shalke 04-ës e Fikajo Tomori, mbrojtësin e qendrës të Chelsea, për të cilin klubi londinez ka dhënë miratimin për t’u larguar.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në...

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri ekziston edhe një segment i...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Lajme të tjera

Web TV