Pas Formulës 1, “Covid-19” godet edhe Moto GP, anulohen testet e parashikuara në Sëpang

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket si një “deja vu”, pasi dy kampionatet më të shpejta në botë po rrezikojnë të përjetojnë makthin e vitit të shkuar. Kështu, pas Formulës 1, edhe Moto GP-ja po penalizohet nga epidemia. Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit (FIM) ka njoftuar se janë anuluar testet e programuara për t’u bërë në Sëpang nga data 19, deri më 21 shkurt 2021. Shkak është bërë rritja e numrit të të infektuarve me “Covid-19” në Malajzi dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme atje.
Bota e motorëve vazhdon pra të jetë mjaft e kushtëzuar nga epidemia e virusit korona. Pas ndryshimeve në kalendarin e Formula 1, si pasojë e shtyrjeve të garave të Australisë dhe Kinës, edhe Botërori i Motoçiklizmit duhet t’i bëjë llogaritë me ndryshimet e para. FIM-ja, “Irta” dhe “Dorna Sports” kanë komunikuar se testet në Sëpang, të parashikuara për t’u zhvilluar atje nga data 19, deri më 21 shkurt, janë anuluar, për shkak të vështirësive të krijuara, si pasojë e situatës së epidemisë.
Pavarësisht rritjes së numrit të të infektuarve në Evropë, gjithçka dukej se po shkonte mirë për testet në Sëpang dhe zhvendosjen e skuadrave atje. Por, të martën, Malajzia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve. Për momentin mbeten të konfirmuara testet e parashikuara për t’u bërë në Katar, nga data 10, deri më 12 mars 2021. Ndërsa priten të reja edhe përsa i përket ndryshimeve në kalendarin e parashikuar.
Kështu, po shkohet drejt anulimit të Çmimeve të Mëdha të Amerikës dhe Argjentinës. Ndërsa mendohet të bëhen dy gara në Katar. Pista e Losailit duhet të presë garën në fund të marsit dhe atë në fillim të prillit të këtij viti. Moto GP-ja ka parashikuar një kalendar me 20 gara në 2021-shin dhe sezoni është vendosur, të paktën në teori, të fillojë në 28 mars në Katar dhe të përfundojë në nëntor në Valencia. Por zyrtarizimi i kalendarit të garave pritet të bëhet në ditët në vijim.

Të fundit

Zelensky mbledh liderët e ushtrisë: Goditje të thella brenda Rusisë

Volodymyr Zelensky zhvilloi një takim intensiv me udhëheqjen ushtarake dhe përfaqësuesit e forcave të sigurisë së Ukrainës, ku është...

Cili shtet është prodhuesi më i madh i plastikës në botë?

Shtatë shtete kanë prodhuar dy të tretat e katër llojeve më të zakonshme të plastikës më 2024, sipas kompanisë britanike për konsulencë mjedisore, Eunomia,...

“Mbi 10 mijë të rinj të punësuar në 6-mujorin e parë 2025”

Ministri i Financave Petrit Malaj ka bërë të ditur se numri i të punësuarve të rinj ka shënuar një rritje gjatë gjashtëmujorit të parë...

Vlorë, vendoset nën kontroll zjarri i rënë në vendgrumbullimin e mbeturinave

Vendoset nën kontroll vatra e zjarrit e rënë disa orë më parë në fushën e vendgrumbullimit të mbeturinave, në Vlorë. Kjo falë angazhimit në terren...

Do të bësh turizëm? Paguaj 7% taksë! Reforma e re ka nisur

Këshilltarët e qytetit të Aberdeen-it kanë miratuar vendosjen e një takse turistike prej 7% për vizitorët që qëndrojnë në akomodime me pagesë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV