Çfarë po fsheh Kina? Nuk lejon ekipin OBSH të hyjnë në laboratorin e viruseve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip shkencëtarësh të OBSH-së mbërritën në Wuhan të Kinës për një mision të ngarkuar politikisht mbi hetimin e origjinës së koronavirusit.

Por dy shkencëtarëve iu ndalua hyrja pasi rezultuan pozitivë për antitrupa të Covid 19 në Singapor, por ndërkohë i gjithë ekipi doli negativ në testet standard PCR që tregojnë nëse je i prekur aktualisht nga infeksioni. Pekini i ka rezistuar prej kohësh presioneve për një hetim të plotë dhe ka qarkulluar madje dhe teoritë se fillesat e sëmundjes mund të mos kenë qenë fare në Wuhan.

Edhe drita jeshile për ekipin e të Organizatës Botërore të Shëndetësisë u dha pas përpjekjesh disa mujore për t`i dërguar ekspertët në terren. Ndërsa atyre u është dhënë OK-i të hetojnë tregun e kafshëve të gjalla ku u diktua një vatër e hershme infeksioni, nuk do të lejohen të verifikojnë pretendimet se virusi mund të ketë dalë aksidentalisht nga laboratori i patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan, siç kanë pretenduar Donald Trump dhe disa liderë të tjerë.

Drejtuesit e Kinës Komuniste janë mburrur me suksesin e tyre në mposhtjen e sëmundjes brenda kufijve të vendit. Por Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Kinën se fshehu fillesat e pandemisë dhe shtrirjen e vërtetë të saj në ato momente, ndërsa gjithashtu kritikoi mënyrën sesi ekspertët kineze kryen fazën e parë të verifikimeve.

Të fundit

Theth, banorët kundërshtojnë aksionin e IMT, përplasen me policinë

Dhjetëra banorë të fshatit turistik të Thethit, të cilët kundërshtojnë për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonë, janë...

Raporti i KE-së për drejtësinë shqiptare: Ndryshe në letër, ndryshe në realitet

Në letër, drejtësia shqiptare ecën përpara... në realitet, hijet e vjetra ende përpiqen të ngadalësojnë hapin e saj. Politikanë që ushtrojnë presion, vendime të...

Automjeti në Maliq përplaset me pemën, e teproi me shpejtësinë

Një aksident i rëndë është shënuar para pak minutash në Maliq. Një mjet tip "Volkswagen" ka "fluturuar" me shpejtësi skëterrë nga rrethrotullimi kryesor i këtij...

A do të kandidojë në zgjedhjet e 2029? Kjo është përgjigjja e Salianjit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një konferencë për shtyp nga selia blu u pyet nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet...

Chivu kërkon mesfushorin e ëndrrave, Interit i duhen 50 mln euro

Hakan Calhanoglu pritet të largohet nga Interi dhe trajneri Chivu duket se e ka të qartë se cili duhet të jetë zëvendësuesi i tij. Në...

Lajme të tjera

Web TV