Hallaçi: Kukësi nuk është dorëzuar, një fitore me Vllazninë rihap gjithçka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte një nga dy skuadrat, së bashku me Laçin, që e pati mundur Vllazninë në fazën e parë, madje në Shkodër, duke triumfuar me shifrat 4-2. Por shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë dhe tanimë verilindorët ndajnë vendin e 5-të, të 6-të dhe të 7-të me Tiranën dhe Kastriotin, në kuotën e 17 pikëve, plot 12 pikë pas shkodranëve kryesues të shkëputur të Kategorisë Superiore. Kukësi do të luajë të premten me Vllazninë, aty ku skuadra verilindore do të kërkoje të rikthehet te rezultatet pozitive.

Trajneri Rrahman Hallaçi është shprehur se kjo sfidë do të jetë e vështirë për skuadrën e tij, teksa thotë se nuk duhet të kenë presion, pasi presionin e merr ai vetë. Më tej ai shprehet se do të dëshironte ta shikonte Vllazninë gjithashtu në krizë si Kukësin. “Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta sepse duhet shumë sforco dhe të hyjmë me ego, – ka deklaruar ai, duke folur të enjten para mediave në kryeqytet. – Ndaj Vllaznisë është ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira.”
“Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por edhe ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës, – ka vijuar trajneri verilindor. – Kemi bërë mirë, duhet pak kujdes sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por ky është futbolli dhe të ecim përpara.”

Lexo edhe :  Zbulohet arsyeja pse CR7 mungoi në funeralin e Diogo Jota

Si e shikon ish-kapiteni, tanimë trajner, krizën e Kukësit këto 5 ndeshjet e fundit, ku skuadra nuk ka realizuar asnjë gol me aksion? “Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrotje, por të gjithë bashkë do ia arrijmë të dalim nga kjo situatë, – shpreh ai besimin. – Nuk është shkëputur ndokush dhe të themi se ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe, por nuk jemi dorëzuar. Një fitore ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur.”

“Të jemi të qetë, i kemi thënë skuadrës se nuk duhet të jenë në presion dhe s’duhet të merren me rezultatin, – ka thënë trajneri i Kukësit. – Me këtë merrem unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua. Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra. Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje. Është skuadër e re, kanë ardhur shumë blerje, por nuk është justifikim.
“Nuk mund të dalim më në një ndeshje ndaj pikë dhe duhet shumë kujdes sepse Vllazninë me meritë është në vendin e parë. Të bëjmë gjërat në fushë sa më mirë dhe të shohim ndeshjen e fundit. Vllaznia po bën maksimumin, po jep më të mirën. Por marr shembull Kukësin. Në momentin që bie në krizë e shikon sesa vlerë ka. Dua ta shoh edhe Vllazninë në një minikrizë dhe të shoh se në ç’gjendje do të jetë”, – ka përfunduar trajneri verilindor, Rrahman Hallaçi.

Të fundit

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar...

Rama publikon foton: Lungomare u çlirua nga të gjitha rraqet!

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një foto nga zona e Lungomares në Vlorë pas aksionit të tij në këtë qytet dhe jo vetëm, për...

Tabaku: Veliaj, modeli më i shëmtuar politik

Rikthimi në selinë blu i Ervin Salianjit pas 10 muajsh burgimi në Fier dhe qëndrimi në burg i kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt u...

Devoll, mjeti del nga rruga, transportohet me urgjencë drejtuesi

Një aksident rrugor ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të fshatit Bitinckë, në bashkinë Devoll. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit dyshohet të...

Arrestimi në Zvicër, reagon ekipi menaxherial i Noizy

Reperi i njohur Rigels Rajku, i njohur me pseudonimin Noizy, është ndaluar ditën e djeshme nga policia zviceriane sapo ka mbërritur në aeroport. Noizy...

Lajme të tjera

Web TV