KED e re zhvillon mbledhjen e parë: Personeli i pamjaftueshëm për ngarkesën e punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë për 2021 që pas përcaktimit të anëtarëve të saj. Në mbledhje kanë qenë të pranishëm të gjithë anëtarët, anëtarët zëvendësues, Avokatit të Popullit dhe subjekteve që ftohen sipas ligjit. Mbledhja u zhvillua në ambientet e e Gjykatës së Lartë që është edhe selia e KED-së.

Në fillim të mbledhjes së KED u realizua konstituimi i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur me short nga Presidenti i Republikës, në datën 04.12.2020, me këtë përbërje anëtarësh:

LEXO EDHE:
Ikën Vitore Tusha, në krye të KED-së për 2021 gjyqtari i lartë Ervin Pupe
1. Marsida Xhaferllari nga Gjykata Kushtetuese

2. Elsa Toska nga Gjykata Kushtetuese

3. Ervin Pupe nga Gjykata e Lartë

4. Adnan Xholi nga Prokuroria e Përgjithshme

5. Astrit Kalaja nga Gjykatat e Apelit

6. Elona Toro nga Gjykatat e Apelit

7. Gjon Fusha nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

8. Genti Xholi nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

9. Rilinda Selimi nga Gjykatat Administrative

Dhe anëtarë zëvendësues:

1. Fiona Papajorgji nga Gjykata Kushtetuese

2. Ilir Panda nga Gjykata e Lartë

3. Kujtim Luli nga Prokuroria e Përgjithshme

4. Zegjine Sollaku nga Gjykata e Apelit

5. Kleanth Zeka nga Zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

6. Gentiana Xhelili nga Gjykatat Administrative

Këshilli u njoh me mbështetjen administrative, buxhetore, burimet njerëzore, me funksione të ndryshme të caktuar nga Gjykata e Lartë si personel mbështetës me kohë të pjesshme për veprimtarinë e KED me qëllim përballimin e ngarkesës së punës së Këshillit gjatë vitit 2021. Duke vlerësuar angazhimin dhe ngarkesën e madhe të punës së përballuar gjatë vitit 2020, por edhe disa probleme që u shfaqën në këtë drejtim, Këshilli vlerësoi se ky personel është i pamjaftueshëm për të realizuar mbështetjen e plotë dhe efektive të veprimtarisë së KED për vitin 2021. Prandaj, nisur nga parashikimet kushtetuese dhe ligjore për realizimin plotësimit të vendeve vakantë në Gjykatën Kushtetuese për vitin 2021, u vlerësua nevoja për shtesë të menjëhershme të personelit mbështetës nga Gjykata e Lartë për Këshillin, krahas vijimit të plotësimit të mëtejshëm të nevojave me buxhet të veprimtarisë së Këshillit

Të fundit

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Lajme të tjera

Web TV