Në kërkim nga drejtësia italiane, kush është 41-vjeçari i arrestuar në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Bllatë të Dibrës.

Arrestimi i përkohshëm i Kleant Keshi alias Gentjan Hysa, banues në Bulqizë, u krye pasi Interpoli italian më 7 janar të 2021 e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.

Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H., pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

1200 kredi të buta për familjet e pastreha, të prekurit nga tërmeti me banesa më cilësore

Janë 1200 familje të pastreha në kryeqytet që do të kenë mundësi të përfitojnë subvencionim të interesave të kredisë...

SPAK s’duhet të hetojë blerjen e popullit, por shitjen e opozitës

Nga Kreshnik Spahiu Komike ….. 4 politikanë të hetuar nga SPAK do numërojnë votat e popullit? Evolucioni i vjedhjes së votës në Shqipëri ka pësuar cikle...

Vota e diasporës: Mbi 125 mijë shqiptarë kanë aplikuar për regjistrim

126 mijë emigrantë shqiptarë kanë shprehur vullnetin për të votuar, përmes postës në zgjedhjet e datës 11 maj. Numri i kërkesave në KQZ vijon të...

Gripi në kulmin e tij, infektimet në rritje

Gripi sezonal është në kulmin e qarkullimit në të gjithë vendin. Infektimet nga AH1N1 dhe AH3N2 vijojnë të rriten veçanërisht tek të miturit dhe...

Veliaj: Vota e emigrantëve, një ide e hershme e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj, ka folur për votën e emigrantëve. Në një intervistë për podcastin “Majtas”, Veliaj theksoi se...

Lajme të tjera

Web TV