Dosja 184/ Nis seanca e parë gjyqësore për katër të pandehurit në Dibër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur seanca e parë gjyqësore për “Dosjen 184” në Dibër. Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen e bujshme 184 dhe dorëzoi në gjykatë katër të pandehur për shpërdorim detyrë dhe kanosje të zgjedhësve.

Listën e të pandehurve e kryeson Robert Aga, ish shef komisariati i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi me dashje dhe në kundërshtim me ligjin ka vënë uniformat blu në funksion të një subjekti politik, në rastin konkret maxhorancës socialiste.

Drini Gjeci ish drejtor i Arsimit, do të përgjigjet para drejtësisë për shpërdorim detyre, pasi kanoste mësuesit se nëse nuk votonin në favor të kandidatit të mbështetur nga maxhoranca, do t’i largonte nga detyra. Madje në një rast, sipas asaj që thuhet në dosje ai ka firmosur për shkarkimin e një mësuesi nga puna.

Nuri Meda,  administrator i Njësisë Administrative Tomin akuzohet për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve. Në kundërshtim me ligjin ai ka dëmtuar interesat e qytetarëve, pasi ka përjashtuar 39 familje nga skema e ndihmës ekonomike, vetëm për shkak të bindjeve politike, pa verifikuar nëse i plotësonin ose jo kriteret për të qenë pjesë e skemës.

Edhe Hasan Hoti nga njësia administrative Lurë akuzohet se ka kanosur zgjedhësit me qëllim që të votonin për kandidatin për kryebashkiak i Aleancës për Shqipërinë Europiane

Prokuroria thekson në dosje se disa nga personat nën hetim, zyrtarë apo ish zyrtarë si dhe biznesmenë e kanë konsumuar veprën penale të shitblerjes së votës, por nuk mund të merren në përgjegjësi ligjore, përderisa vepra penale është parashkruar.

Këtë vepër penale sipas prokurorisë e kanë kryer, Imer Lala, Robert Aga, Arben Keshi, Drini Gjeci, Afrim Mikli apo Bekim Krashi, porse për arsye proceduriale ata shpëtojnë nga ndëshkimi.

Lexo edhe :  Kontrabandë me karburant, arrestohet punonjësi i policisë

Për shitblerje vote u kallëzua edhe Damian Gjiknuri, Dionis Imeraj, kryebashkiaku aktual i Dibrës dhe Agron Malaj kryetari i Bashkisë së Burrelit, por prokuroria thotë se nuk rezultoi e provuar që ata të kenë konsumuar këtë vepër penale.

Nga materialet e përgjimit të administruara lidhur me këto persona, ka rezultuar se ata kanë patur rol aktiv në fushatën e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër, të zhvilluara në datën 11 shtator 2016, duke mbështetur politikisht kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, por nga hetimet nuk provohet qe këto persona të kenë ofruar para, të kenë bërë premtime, apo të kenë përdorur forma të tjera të korrupsionit zgjedhor, me qëllim për të marrë vota pro, kandidatit që ka mbështetur”, arsyeton prokuroria.

Dosja e bujshme 184, që trazoi politikën shqiptare pas publikimit të përgjimeve në BILD-in Gjerman, u zhbë, përderisa bëri disa herë rrugëtimin nga Dibra në Tiranë e anasjelltas, për t’u vendosur përfundimisht në qytetin e largët, pasi SPAK lau duart prej saj, me pretendimin se nuk kishte kompetencë për ta hetuar./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV