Intervista: Ilir Alimehmeti/ Arsyet e rënies së infektimeve dhe këshilla për vaksinimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Epidemiologu Ilir Alimehmeti, në një intervistë për gazetën “Fjala”, analizon situatën pandemike në vend, krahason shifrat e infektimeve dhe hospitalizimit në javët e kaluara dhe në ditët e fundit. Çfarë mendon për vaksinimin dhe kur mund të arrihet imuniteti i masës.

Nga Aurela Xhika

Prej 4 ditësh në vendin tonë ka filluar procesi i vaksinimit, ku të parët vaksinën anti-covdi po e kryejnë mjekët dhe infermierët, cili është komenti juaj?

Përzgjedhja e personave të parë që po kryejnë vaksinimin është shumë e saktë, janë ata që kanë ekspozimin më të madh, kanë riskun më të madh për tu sëmurur vetë dhe që duhet të kujdes edhe për pacientët. Kujdesi duhet të jetë fillimisht për ta, që më pas ata të kujdesen për pacientët.

A do të mund ta zhdukë vaksina covid-in?

Vaksina nuk do ta zhduk dot covid-in, vaksina e vetme nuk mundet dot ta zhdukë. Ne kemi shumë baktere edhe viruse të tjera, për të cilat kemi vaksinë e megjithatë ende nuk kemi mundur t’i zhdukim, sjellim në vëmendje rastin e vaksinave së detyrueshme. Ne duhet të vazhdojmë që të kemi kujdesin, vaksina kur të jetë në një përqindje mjaftueshëm të lartë në popullatë, pra kur shumica të jetë vaksinuar, prapë do të ketë raste infektimesh, por do fillojnë të bien në mënyrë drastike. Fatmirësisht e kemi tashme vaksinën, por duhet të vazhdojmë të tregohemi të kujdesshëm, shkenca nuk ndalet vetëm me krijimin e kësaj vaksine, por edhe tek trajtimet e reja, në mënyrë që ato raste që do të shfaqen të kenë mundësi trajtimi.

Për personat alergjikë, gratë shtatzëna a është rekomanduar që të mos e kryejnë vaksinën, sa të riskuara janë këto kategori dhe si do të mund të fitojnë ato imunitetin?

Arsyeja është e thjeshtë, për studimet klinike të tre vaksinave që kanë marrë tre miratime në organet kompetente nuk janë marrë në studim këto kategori të veçanta dhe si rrjedhojë ne nuk e dimë sesi funksionon tek këto kategori, kështu që për të qënë të sigurt nuk e marrin dhe kjo është arsyeja pse ekziston koncepti i imunitetit të tufës, që do të thotë nëse ne vaksinojmë të gjithë të tjerët rreth nesh edhe pse këto kategori nuk janë te vaksinuara atëherë janë të mbrojtur në mënyrë pasive nga pjesa tjetër e komunitetit. Shtatzënia dhe ushqimi me gji i fëmijës është diçka e përkohshme, ndërsa sa i përket sëmundjeve të tjera që janë më kronike, ato vazhdojë dhe i vetmi besim është tek imuniteti i masës. Nëse vaksinohet 90 ose 95% e popullsisë, atëherë edhe këto kategori personash janë të mbrojtur në mënyre automatike.

Duke patur parasysh që procesi i vaksinimit është i ndarë në dy faza, ku doza e dytë e vaksinës kryhet pas 21 ditësh, a kanë mundësi këta persona që të infektohen gjatë kësaj periudhe pauze? Do kemi infektime të reja pas kësaj faze?

Infektime të reja do kemi edhe pas dozës së dytë të vaksinës sepse këtë e kanë demonstruar të gjitha provat klinike të çdo vaksine. Nuk është efektiviteti 100%, por 94.7%, që do të thotë se sërish ekziston mundësia për ta marrë virusin dhe pikërisht për këtë arsye duhet të vazhdojmë me respektimin e masave, përsa kohë transmetimi është kaq intensiv komunitar. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh që pas dozës së parë duhet diku tek 10 ditë deri sa trupi të marrë veten dhe në ditën e 21-të, për vaksinën e Pfizer si vaksina e vetme që ka hyrë deri më sot në vendin tonë, bëhet doza e dytë dhe sërish do rreth një javë apo dy , si mesatare për të marrë maksimumin e vaksinës, por megjithatë nuk është 100% e sigurtë.

A mund të infektohet një person i vaksinuar?

Patjetër që po, 0.05% e të vaksinuarve, sa i takon studimit të Pfizer, kanë qënë të infektuar ndërkohë të pa vaksinuar 0.9 %  janë infektuar, pra vazhdon mundësia e infektimit, por është 94.7 % më e ulët.

Ministria e Shëndetësi ka deklaruar që deri më tani asnjë nga personat që kanë kryer vaksinimin, nuk ka shfaqur efekte anësore, kur pritet të shfaqen këto shenja tek pacienti, nëse do të ketë?

Lexo edhe :  21 janari, 2 prilli, ‘97-ta e Gerdeci, krimet shtetërore që s’kanë shance të zbardhen

Janë shumë pak ditë dhe janë shumë pak persona dhe është vetëm një dozë, pra duhet t’i marrim të gjitha në konsideratë. Pfizer-i që e ka studiuar ka bërë dy doza dhe e ka ndjekur procesin në disa muaj, në total ka vaksinuar 22 mijë persona, nuk mund t’i krahasojmë dot me 200 veta të vaksinuar vetëm pas një doze, është një numër shumë i vogël. Është shumë normale që këto shenja të mos shfaqen tani, por kjo gjë do ndiqet në atë që quhet program farmak vigjilencë, për të parë sesi këta njerëz do të reagojnë. Duke qënë  se faza e parë është e mjekëve dhe infermierëve te spitalet covid është më e lehtë që të ndiqen si raste, do jetë më e vështirë kur të jetë në nivel popullate sepse është shumë e vështirë që të ndjekësh të gjithë popullatën, por këta njerëz janë nën vëzhgim dhe nëse do ketë diçka me siguri do dalë.

Sa i përket të infektuarve në vendin tone, kemi një ulje të numrit të rasteve dhe fatmirësisht edhe të viktimave, cilat janë arsyet?

Kjo ulje ka filluar që në fillim të muajit dhjetor, pra data 1 dhjetor ka qënë data kur ne kemi pasur numrin maksimal, qoftë të të shtruarve në spital,  që është një indikator i fortë, kanë qënë rreth 506 të shtruar, qoftë të testeve që dilnin pozitive, 38.2 % e testeve dolën pozitive në këtë datë e në mënyrë graduale dita ditës kanë rënë në shifra më të ulëta, thuajse në përgjysmim të shtrimeve në spital dhe po ashtu edhe të testeve pozitive, pra tani kemi diku tek 20%. Kemi shumë indikator që tregojnë një rënie të kësaj situate ka shumë komponentë dhe disa prej të cilëve masat, ndërgjegjësimi, por edhe personat që tashmë e kanë kaluar virusin dhe kjo përqindje e tyre është në rritje të përditshme. Të gjitha këto arsye na çojnë në këtë drejtim dhe tashmë mund të flasim për një rënie të qëndrueshme, pasi ka rreth një muaj e gjysmë.

Sa e rekomandueshme është vaksina për personat që e kanë kaluar covid-in?

Sa i përket rekomandimit, nuk ka një kundra-rekomandim, nuk do të thotë që vaksina i bën keq apo diçka tjetër. Nuk dihet ende nga studimet sa shton efektivitet vaksina në mbrojtje sepse nuk është bërë deri më sot. Të gjithë njerëzit që janë vaksinuar në studime klinike nuk e kishin kaluar covid-in më parë, pra nuk e dimë vlerën e shtuar, por përsa i përket sigurisë nuk ka ndonjë diferencë. Nga ana tjetër, ne nuk dimë as imunitetin natyror sa zgjat dhe nuk dimë as imunitetin nga vaksina sa zgjat. Imuniteti natyror zgjat më tepër sa ai i një vaksine, por nuk është e këshillueshme ta kalosh në mënyre natyrore sepse i nënshtrohet risqeve të sëmundjes, ndërkohë që të paktën vaksina këtë rrisk nuk e ka.

Në muajin dhjetor 100 mijë teste të shpejta u siguruanpër vendin tonë, sa të besueshme janë? Dhe e duhet të bëhen patjetër me rekomandimin e mjekut të familjes?

Testi i shpejtë është shumë i sigurtë, kur testi i shpejtë del pozitiv, ka siguri thuajse të plotë ka një sensivitet pak më të ulët, pra mund të dalë ndonjë rast negativ, efektin e madh është kur është pozitiv, por për faktin që është më i lirë, që është më i lehtë në përdorim, s’ka nevojë për laboratorë të komplikuar që edhe mund ta ripërsërisësh është më praktik dhe do të ishte akoma më komod nëse do të liberalizohej. Nëse do kishte mundësi ta gjenim në farmaci do të ishte më e lehtë, pasi është shumë i lehtë në përdorim dhe do të ndihmonte shumë, pasi në çdo luftë, sa më shumë municione të kesh dhe sa më shumë të përdorësh, patjetër që do kesh më shumë rezultate. Edhe një test i dyshimtë konsiderohet si pozitiv, kështu që mund të izolohesh që në dyshim, pasi mbron të tjerët.

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 Janar 2025

Dashi Dita e sotme do filloje vrullshëm dhe me debate te forta ne çift. Megjithatë me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni...

Barcelona shkatërron Valencian me goleadë, katalanasit tregohen të pamëshirshëm

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Katalanasit triumfuan me rezultat të çmendur 7-1 ndaj Valencias, në një ndeshje pa histori. Brenda 10 minutash...

Giorgia Meloni në Arabinë Saudite, marrëveshje bashkëpunimi 10 miliardë dollarë

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar sot një takim dypalësh me Princin dhe Kryeministrin e Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman. Takimi u zhvillua në një...

Përgatitjet e socialistëve për zgjedhjet e 11 majit, Koçi: Në terren 140 kandidatë

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, i ftuar në një intervistë televizive, foli për përgatitjet që PS po bën për zgjedhjet që pritet të...

Lajme të tjera

Web TV